|  |
 |
|
 |
| |
Welcome to ALBANIAN COLLECTIONIST !
LETER DREJTUAR GJITHE KOLEKSIONISTEVE TE SHQIPERISE KUDO NE BOTE
KERKESE PER BASHKEPUNIM
KOLEKSIONISTE TE SHQIPERISE KUDO NE BOTE.
Ne pamundesi per te komunikuar me te gjithe ju po i drejtohem disa koleksionisteve me Email.
Kete muaj une i bera nje kerkese per bashkepunim z.Neritan Hyka qe ka nje faqe interneti tip PORTAL ne Shqip dhe Anglisht ne Toronto Kanada, qe i sherben gjithe diaspores Shqiptare kudo ne bote.
Faqja ka lajme nga gazetat,filma Shqiptare dhe shume rubrika te ndryshme.
Une i sugjerova z.Neritan qe ne kete faqe PORTAL te hapej nje rubrike e re:KOLEKSIONISTI SHQIPTAR ku te pasqyroheshin koleksionet e ndryshme Shqiptare si dhe koleksionistet Shqiptare dhe te huaj qe koleksionojne Shqiperine.,duke i krijuar atyre mundesine me mire se deri me sot per te kembyer dhe shkembyer eksperience midis tyre. ..vijon >> |
|
 |
|
 |
 |
|
 |
| |
Albanian Collection: Kole Gjinaj

Historia e filatelise shqiptare
Shkoder ,1996
Emisionet e Qeverise se Perkoheshme te Vlores
Ne kushtet e Luftes I Ballkanike ,kur egzistonte me shume se kurre rreziku i coptimit te plote te Shqiperise nga shtetet fqinje,atdhetaret shqiptare me Ismail Qemalin ne krye,shpallen ne Vlore Pavaresine e saj (28 Nendor 1912).
Fuqite e Medha,te mbledhura ne Londer ,ne fillim njohen vetem autonomine e Shqiperise nen sovranitetin e Sulltanit e nen kontrollin e tyre(17 Dhjetor 1912),por me vone (29 Korik 1913),u detyruan ta njohion plotesisht shtetin e ri.
Ne kohen kur po zhvilloheshin bisedimet per te ardhmen e Shqiperise,per pak kohe edhe pas saj,Korca dhe Gjirokastra mbaheshin te pushtuara nga Greqia,ushtrite serbe po terhiqeshin ngadale,kurse ne Shkoder vazhdonte te vepronte Komisioni Ushtarak Nderkombetar.
Ne muajt e pare te pavarsise ,ne sherbimin postar vazhduan te perdoreshin pullat turke ,qe gjendeshin ne zyrat postare.Kjo vazhdoi deri ne fillim te majit 1913,kur u shtyp pulla e pare shqiptare.
|
|
 |
|
 |
| |
Dėrguar nga collectionist ditėn Friday, 18 April @ 19:47:14 GMT (53 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 6962 bytes mė tepėr | komente? | Albanian Collection | Vota: 5) |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
| |
Albanian Collection: KOLE GJINAJ - Pjesa I

HISTORIA E FILATELISE SHQIPTARE
(Botim i Muzeut historik te Shkodres)
SHKODER,1996
z. Gjush Daragjati
Parathenie
Muzeu historik i Shkodres duke vlersuar zhvillimin e filatelise ne vendin tone,mori persiper botimin e vepres
Historia e filatelise shqiptare 1 te Z.Kole Gjinaj.
Familja Gjinaj (Xhuxha) eshte marre me filateli qe ne shekullin e kaluar.Koleksionet e saj njihen ngado.Po keshtu edhe me numizmatike.
Ne vitin 1947,Kole Gjinaj,se bashku me te nenshkruarin dhe disa filateliste te tjere,themeluan Shoqaten e filatelisteve te qytetit,te cilen sot e drejton.
Nepermjet artikullit Shkodra permes filatelise,ne bashkeautoresi me Z.Sh.Osmani,hodhi hapin e pare ne shtypin filatelik.
Pjekuria e gjithaneshme filatelike i dha guximin qe te hartonte vepren e ploteHistoria e filatelise shqiptare.Per kete qellim shfrytezoi Arkivin e Shtetit,Drejtorine e pergjithshme te PT e sidomos koleksionet e pasura te filatelisteve te shquar,ku vecohet ai i Dr.Stilian Nosit etj.Nuk i munguan dhe artikujt e shumte te Z.Pashko Prendushi e te shume filatelisteve te tjere ,vendas ose te huaj,duke mbajtur gjithhere qendrim kritik ndaj tyre.
|
|
 |
|
 |
| |
Dėrguar nga collectionist ditėn Tuesday, 01 April @ 18:46:48 GMT (81 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 4156 bytes mė tepėr | 1 komente | Albanian Collection | Vota: 5) |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
| |
Albanian Collection: KOLE GJINAJ

Historia e filatelise shqiptare
Shkoder ,1996
z. Gjush Daragjati
ZYRAT POSTARE NE SHQIPERI PARA
SHPALLJES SE PAVARESISE
1.Postat turke ne Shqiperi nga mesi i shek.XIX deri ne krijimin e postave dhe te pullave te para shqiptare.
40 vitet e para te shekullit XIX shenojne per Shqiperine nje periudhe kalimtare ,ne te cilen vendi po pesonte nje varg ndryshimesh ,ne radhe te pare,ne fushen politike,por edhe ne marredheniet ekonomike e shoqerore.Pas fushatave ushtarake te viteve 20 e 30 Portes se Larte iu krijuan mundesira te forconte sundimin e vet ne Shqiperi.Pashalleqet,pothuajse te pavarura,te Ali Pashe Tepelenes ne jug dhe te Bushatlinjeve ne veri te Shqiperise,u shemben.
Sistemi administrative ushtarak u hoq.Ne Shqiperi u ngrit administrate e re ,e varur drejtperdrejte nga Stambolli dhe e ndare nga ajo ushtarake.Kishte filluar zbatimi i Reformave (Tanzimati)(1839).Ne zbatim te tyre u be riorganizimi i sistemit financiar dhe i legjislacionit gjyqesor,perpilimi i kodit te ri penal e civil,ngritja e gjykatave tregtare dhe e shkollave shteterore.
Por keto reforma nuk u zbatuan ne te njejten kohe ne te gjithe Shqiperine ,keshtuqe,per disa vite me radhe administra e re ,funksionoi krahas asaj te vjeter ne mjaft krahina te vendit.
|
|
 |
|
 |
| |
Dėrguar nga collectionist ditėn Tuesday, 01 April @ 04:55:09 GMT (78 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 9751 bytes mė tepėr | 2 komente | Albanian Collection | Vota: 5) |
|
 |
 |
 |
|  |
 |
 |
 |
| |
Hyrje e koduar
Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara. |
|
 |
 |
 |
|