Welcome to Albanian Collectionist                                                                          TanMarket.com
 
 

  Menu

Home - Hyrje

Gallery - Galeria     
  • "Marubi" Studio
  • "Mother Teresa"
  • "Kosova Cities"
  • "Albanian Beer Labels"
  • "The Zoo Phone Cards"

    Albania - Photo Gallery

    Links - Lidhjet
  • Albanian TanPortal
  • English ACLIS

    Archives - Arkiv

    Contact - Kontakt
  •  

      Reklamė


    Kodak and Collectionist TanMarket.com

     

     
      Albanian Collection Albanian Collection:

    MAKINAT E GARAVE



      Albanian English


      Garat me makina jane nje sport ne te cilet pilotet e garave drejtojne makinat me dizajn te vecante nga gjatesia,forma dhe ndertimi.

      Ajo provon aftesite e piloteve,aftesite e mjetit dhe bashkepunimin midis tyre.Garat me makina jane bere nje sport profesional nderkombetar si rezultat i specifikave te jashtezakonshme ne Amerike dhe Evrope,duke fituar sot emrin e sportit me popullor ne bote.Termi « Grand Prix »(Cmimi i madh) zakonisht perdoret per garat e Formula 1 dhe shpeshhere shkakton konfuzion ne diskutimet per garat me makina(ne formulat e tjera) pasi ky emer perdoret ne shume gara.

      Cmimi vjetor i mbiquajtur Kampionati Boteror i Piloteve u themelua me 1950 nga ku fituesi u vendos nga arritjet e F1 te cdo viti.Me 1958 u themelua Kampionati i F1 te Konstruktoreve i cili konkuroi Kampionatin Boteror te Prodhimit te Makinave me Dore,qe ishte pjese e sportit te garave te makinave.Keto sporte jane te bazuara ne rezultatet e garave,por kompanite qe prodhojne makinat e garave bazohen shume tek aftesite e piloteve.

      Mare nga ALBAPOST sh.a
      Tirana-Albania
      Dimensioni i pullave : 31 x 43.5mm
      Piktor :LUIGJ KAKARRIQI
     
     
      Dėrguar nga collectionist ditėn Sunday, 20 December @ 16:33:09 PST (1884 herė lexuar)
    (Lexoje Tė Gjithė... | 9561 bytes mė tepėr | 4 komente | Albanian Collection | Vota: 5)
     

     
      Albania Albanian Collection:

    28 Nėntori 1912 - Pavarėsia e Shqipėrisė



      Albanian English

      Qysh nė fund tė tetorit tė vitit 1912 nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė.

      Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj.

      Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Trepalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha.

      Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė. Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha.
     
     
      Dėrguar nga collectionist ditėn Sunday, 29 November @ 09:09:18 PST (5401 herė lexuar)
    (Lexoje Tė Gjithė... | 39702 bytes mė tepėr | 4 komente | Albanian Collection | Vota: 5)
     

     
      Albanian Collection Albanian Collection:

    Koleksionet: Pesė shekuj, shqiptarėt nė 111 gravura, harta



    Albanian English

      Ekspozita “Shqiptarėt nė shekuj”, reflektim i trashėgimisė kulturore dhe identitetit evropian

      Pėr herė tė parė prezantohen 8 botime origjinale tė viteve 1482-1937

      Shqiperia Antike - Antic Albania
      Rreth 111 punime, tė mbledhura nga koleksionistėt Fotaq Andrea e Dritan Muka, janė ekspozuar nė mjediset e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Kėto punime reflektojnė vėmendjen dhe pėrkushtimin e piktorėve tė huaj ndėr shekuj, ndaj historisė sė kombit shqiptar, trashėgimisė sė tij kulturore dhe identitetit evropian tė shqiptarit.

      Me titull “Shqiptarėt nė shekuj” kjo ekspozitė dokumentare me 111 gravura me tematikė shqiptare, do tė qėndrojė e hapur deri mė datė 6 dhjetor. Tė qenit koleksionist e ka ndihmuar Fotaq Andrean tė bjerė nė kontakt tė vazhdueshėm me dokumente tė rėndėsishme, tė cilat tregojnė pėr historinė e shqiptarėve. Nuk mungojnė dhe ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat japin njė panoramė tė kulturės shqiptare ndėr shekuj. Njė prej momenteve mė interesante nė ekspozitė ėshtė dhe prezantimi, qė i bėhet figurės sė heroit tonė kombėtar Skėnderbeut. “Ekspozita ėshtė njė rrugė e gjatė 6-7 vjeēare dhe jam bashkautor me Dritan Mukėn, njė koleksionist i ri i apasinour pas vlerave kombėtare shqiptare.

      Ne menduam qė tė sjellim drejtpėrsėdrejti kėto vepra, qė publiku shqiptar t’i njohė nga afėr, njė pjesė tė tyre ai e njeh, por ka dhe tė tjera qė i shikon pėr herė tė parė. Ato qė publiku shqiptar njeh janė fotografi, kurse kėtu tė krijohet njė tjetėr impresion, kur ke tė bėsh drejtpėrsėdrejti me veprėn qė ke konkrete.
     
     
      Dėrguar nga collectionist ditėn Monday, 02 November @ 05:27:54 PST (2796 herė lexuar)
    (Lexoje Tė Gjithė... | 13170 bytes mė tepėr | 4 komente | Albanian Collection | Vota: 5)
     

      Kėrko



     

      Sondazh

    Cfar duhet tė bėjmė mė tej.. ?

    duhet pasuruar me materiale
    me foto dhe koleksione
    ėshtė njė nisje e mirė
    duhet edhe nė english
    Shqipėria dhe kryeveprat botėrore
    se di !



    Rezultate
    Sondazhe

    Vota: 118
    Komente: 2
     

      Hyrje e koduar

    Nickname

    Password

    Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.
     


     
     
    All logos and trademarks in this site are property of their respective owner. The comments are property of their posters, all the rest © 2007 by Albanian Collectionist & TanMarket.com