 |
|
 |
|
Albanian Collection: Gjurmėt e identitetit shqiptar nė Filateli
Dėrguar tė Wednesday, 27 June @ 20:28:00 PDT nga collectionist |
|
 |
|
 |
|

Ėshtė pėrkujtuar 94-vjetori i vėnies nė qarkullim tė pullės sė parė
shqiptare. Nė mjediset e Galerisė Kombėtare tė Arteve, nė Tiranė, Posta
Shqiptare, nė bashkėpunim me disa filatelistė tė njohur, ka bėrė tė
mundur
njė ekspoze tė pullave shqiptare nė periudha tė ndryshme .
znj.Ela Baēi - nė pėrgatitjen e kėtij shkrimi ndihmoi Dr.Thimi Nika
Me emetimin
e
pullės sė parė nė 5 maj tė vitit 1913, zuri fill filatelia jonė
kombėtare, e
cila ėshtė shprehėse e identitetit tonė kombėtar. Duke pasqyruar nė
mėnyrė
adekuate historinė tonė, ajo ka krijuar fizionominė e saj tė
papėrsėritshme,
portretin e vet autentik, i cili filloi tė skicohej menjėherė pas Aktit
madhor - Shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1912. Njohėsit mė tė
mirė tė
filatelisė theksojnė se, nė fillimet e saj, u pėrdorėn vulat dhe pullat
turke, edhe pėr faktin se administrata e qeverisė sė Ismail Qemalit
trashėgoi zyrat e postės osmane tė kohės. Sipas historianėve, gjithēka
iu
kthye normalitetit me emetimin dhe vėnien nė qarkullim tė pullės sė
parė
kombėtare shqiptare.
Lef Nosi, njė intelektual i njohur, i caktuar
asokohe
si Ministėr i Postave, i kushtoi vėmendje tė madhe filatelisė. Brenda 7
muajsh, Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės aplikoi pėr antarėsim nė
Bashkimin
Postar tė Pėrbotshėm. Por vetėm nė tetor tė vitit 1922 Shqipėria u bė
anėtare e UPU-sė. Gjatė periudhės sė qeverisė sė Ismaili Qemalit u
emetuan
gjashtė emisione pullash.
Emisioni i parė, ose pulla e parė, qė u realizua pas shpalljes sė
Pavarėsisė, nuk ishte e zakonshme, siē janė pullat aktualisht, thotė
filatelisti Thimi Nika . Sipas tij, ajo kishte formėn e njė vule nė
ngjyrė
tė zezė; me tė u shtypėn gjithsej 2232 zarfa.
Specifike pėr kėtė emetim
tė
parė ishte fakti se kjo pullė-vulė, qė u vu nė qarkullim mė 5 maj 1913,
kushtonte njė grosh; ajo u nxorr nė shitje nė 11 qytete ku funksiononin
zyrat postare tė ngritura gjatė pushtimit osman.
Edhe emisioni i dytė ishte njė pullė-vulė, me formė tė rrumbullaktė, me
dy
rrathė koncentrikė brenda tė cilėve ka qėnė shkruar "Postat e Qeverries
sė
Pėrkohėshme tė Shqipėnies". Specifikė e saj ka qėnė fakti qė ēmimi,
edhe pse
sėrish 1 grosh, nuk ishte i vendosur nė pullė. Ajo qarkulloi nė
periudhėn
maj-nėntor 1913. Pėrveē se e shtypur mbi zarf (2442 copė), kjo pullė,
sipas
specialistėve, u shtyp edhe ne fletė tė bardha, madje njė pjesė
qarkulluan
tė biruara me makinė qepėse, ose pas qarkullimit njė here, ngjiteshin
rishtas mbi zarf. Vula e dytė, nė disa raste, u falsifikua nga
spekulantė tė
ndryshėm.
Tejet interesant, madje si njė nga mė tė larmishmit nė historinė e
filatelisė sonė ėshtė emisioni i tretė. Jo rastėsisht ai ėshtė ndėr mė
tė
kėrkuarit nga filatelistėt dhe mė i kontuari nė vlerė. Ky emision u
pėrdor
nga 16 qershori deri mė 20 tetor 1913. Pėr tė Posta Shqiptare
shfrytėzoi
njė sasi tė konsiderueshme pullash tė administratės osmane tė viteve
1909-1911, tė cilat kishin mbetur pa u pėrdorur. Mbi to, nėpėrmjet njė
vule
dore prej bakri, u vendos mbishtypja: njė shqiponjė dykrerėshe dhe nėn
tė
fjala "Shqipėnia". Vlerat e tyre variojnė nga 20 para deri nė 50
piastra,
kurse tirazhet nga 16 copė ( vlera 50 piastėr) deri nė 11607 copė
(tirazhi
mė i lartė i vlerės 20 para) .
Veē tirazhit shumė tė ulėt, sidomos pėr disa nga vlerat,
rrallėsia e kėtyre pullave lidhet edhe me variacionet e shumta tė
ngjyrave
tė mbishtypjes: e zeza (ngjyrė dominuese), e kaltėrta, e kuqja, tulla
dhe
vjollca. Ky emision, i pari i gomuar, pėr vetė kushtet e kohės kur u vu
nė
qarkullim, ka edhe mjaft gabime, sidomos rastet e mbishtypjes mbapsht,
tė
cilat kėrkohen shumė nga filatelistėt.
Duke qėnė pjesė e kulturės dhe e lidhur ngushtėsisht me
historinė, filatelia jonė ėshtė bėrė dėshmitare e tė vėrtetės
historike.
Kėtė e argumenton mė sė miri edhe periudha mes dy luftėrave botėrore,
qė
pasqyrohet nė filateli me veēoritė e saj specifike. Kėshtu, pėr
shembull,
gjithnjė sipas specialistėve tė filatelisė shqiptare, gjatė viteve
1914-1919
u emetuan shumė pak emisione, kryesisht lokale, nė qytete si: Shkodra,
Korēa, Berati, Vlora etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitė
ndėrluftuese
tė Luftės sė Parė Botėrore qė pushtuan Shqipėrinė. Kėto emisione
qarkulluan
sė bashku me vulat datare, qė mbajnė shkrime nė gjuhėt e kėtyre fuqive
pushtuese.
Pulla edhe nga Qeveria e pėrkohshme e Esat Pashė Toptanit
Ka qėnė disi mister , por faktet tregojnė se edhe nga
Qeveria e
Pėrkohshme e Durrėsit, e kryesuar nga Esat Pashė Toptani, janė emetuar
pulla. Njohės tė filatelisė shkojnė mė thellė nė histori. Sipas tyre,
pak
kohė pas largimit tė Princ Vidit, duke filluar nga 2 tetori 1914, Esat
Pasha
formoi Qeverinė e Pėrkohshme tė Durrėsit. Nė kėtė kohė zyrat postare
ishin
tė mbyllura dhe, me sa duket, shėrbimin postar e kryenin postat e
Levantit
austriak dhe atij italian. Kjo situatė e detyroi Esat Pashėn qė, mė 9
janar
1915, tė ēeli zyrat postare nė Durrės, Elbasan, Shijak, Lezhė e Kavajė.
Fillimisht u pėrdorėn pullat eqeverisė sė Ismail Qemalit me portretin e
Skėnderbeut, tė cilat u gjetėn nė postėn e Durrėsit.
Ato u mbishtypėn
me
myhyrin e Esat Pashės. Emisioni pėrbėhet nga 9 vlefta si pulla postare,
5
vlefta si pulla taksė, me njė mbishtypje T dhe dy kartėpostare tė
thjeshta, 5 dhe 10 para.
Sigurisht kjo sasi pullash nuk i plotėsonte kėrkesat pėr
njė
kohė tė gjatė. Prandaj Qeveria e Esat Pashės vendosi tė vinte nė
qarkullim
dy emisione, qė njihen me emrin Tarabosh, tė porositur qysh nė vitin
1913
nga Pleqėsia e Shqipėrisė sė Mesme. Ishin gjithsej 12 vlefta. Kėto
pulla, qė
gjithashtu kanė si mbishtypje njė myhyr tė rrumbullakėt me gėrma arabe,
u
pėrdorėn nė 1915 nė Shqiperine e Mesme, madje edhe nė Berat e Skrapar.
Pas kėtyre emisioneve, do tė duhej tė vinte viti 1919, mė
thotė
z. Thimi Nika, specialist i njohur i filatelisė sonė, qė tė dilnin nė
dritė
disa emisione tė tjera interesante. Ndėr mė tė rrallėt ai mė pėrmend
Zarfin
me Zyra e Financavet nElbasan. Sipas tij, tirazhi prej 500 kopjesh,
u
vu nė qarkullim gjatė muajit janar 1919; emisionet lokale tė Shkodrės
me
mbishtypje tė pullave fiskale tė administratės austro-hungareze, qė
ishin
gjendje nė zyrat e financės nė Shkodėr, si dhe pulla 1 grosh e
emisionit tė
vitit 1919 me mbishtypjen SHKODER 1919, nė formė ovale. Vitet 1921,
1926,
1932, 1935, 1936 nuk shėnojnė asnjė emetim pullash, asnjė emision tė
ri.
Deri nė kėtė kohė, karakteristikė e pullave shqiptare ishte
ngushtėsia tematike dhe mbizotėrimi i temės politike.
Gjatė viteve tė mbretėrisė u emetuan me shumicė pulla me
portretin e mbretit Zog I, ndėrsa gjatė pushtimit italian spikat
shpesh
fytyra e Viktor Emanuelit III. Vetėm pullat ajrore,- mė thotė z.Nika,-
bėnin
pėrjashtim, pasi e kapėrcenin disi kėtė ngushtėsi tematike. Kėto pulla
kishin tarifė tė lartė, mė thotė ai, dhe kishin tė konturuar figurėn e
njė
avioni.
Filatelia shqiptare e periudhės 1913-1944, pėrveē emisioneve tė
lartpėrmendura, ka dhe jo pak emisione tė tjera interesante, thonė
filatelistėt. Kėshtu, pėr kėtė periudhė, ata pėrmendin: zarfat me vulė
ari
tė pullave me fytyrėn e Skėnderbeut, zarfi me vulėn e Tepelenės, zarfi
me
vulėn e Beratit, emisioni me mbishtypjen "Mbr . Shqiptare", pullat e
Komisionit tė Kontrollit Provizor tė Korēės, emisioni i 19 marsit 1915
kushtuar ngritjes sė flamurit nė fortesėn e Shkodrės, ato tė pushtimit
grek,
italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, qė spikat
veēanėrisht pėr shumėllojshmėrinė e gabimeve.
Edhe gjatė pushtimit gjerman u emetuan pulla poste
Emisionin e 14 shtatorit 1943 filatelistėt e vlerėsojnė sidomos pėr
gabimet e bėra gjatė mbishtypjes sė kėsaj serie. Sipas tyre, ky emetim
pėrkon me datėn e mbajtjes sė mbledhjes sė Asamblesė Kushtetuese, qė
pėrligji shtetin kuisling shqiptar. Seria pėrbėhet nga 14 pulla tė
viteve
1939-1940, nga tė cilat 13 vlefta ordinere dhe 1 ekspres, tė
mbishtypura me
14 shtator 1943. Ajo u vu nė qarkullim mė 18 shtator 1943 nė postėn e
Tiranės, por pa kaluar dy ditė u urdhėrua bllokimi i saj, pasi ishin
konstatuar rreth 23 gabime nė mbishtypje nė 153 vlefta.
Nė disa raste
viti
1943 ishte bėrė 1643, 1948 ose 1944. Kėto gabime, siē del nga
dokumentacioni
i kohės, u bėnė qėllimisht. Korrigjimi i tyre nuk u bė i plotė, prandaj
tė
tilla pulla tė rralla me gabime jo pak filatelistė i kanė nė
koleksionet e
tyre. Revista Koleksionisti, nė Nr.1 tė vitit 1998, mė thotė Thimi
Nika,
flet pikėrisht pėr kėtė emision. Nga tė dhėnat zyrtare, tirazhi ishte
23.000
seri komplete. Nga kėto u shtypėn me gabime 11.000 seri, nga tė cilat
vetėm
6. 000 u pastruan. Katalogėt e mirėnjohur Michel dhe Sassone njohin 12
lloje
tė kėtyre gabimeve. Pėr emisionin e 14 shtatorit 1943 janė bėrė jo
pak
studime. Nė to njė vėmendje e posaēme i ėshtė kushtuar edhe konfirmimit
tė
ditės sė parė tė pėrdorimit nė postė. Si e tillė ėshtė pranuar data 23
tetor
1943, e miratuar kjo edhe nga UPU-ja, qė ėshtė njėherėsh edhe dita kur
nė
sportelin e postės sė Tiranės emisioni ridoli nė shitje.
Nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė ky emision u vu qarkullim gjatė muajit
nėntor 1943, gjė qė dėshmohet edhe nga zarfat qė filatelistė tė
ndryshėm
kanė nė koleksionet e tyre.
Bollėk emetimesh nė periudhėn pas ēlirimit
Pėr kėdo, kjo periudhė qė fillon menjėherė pas ēlirimit e vijon deri nė
vitet '90 te shekullit XX, ėshtė nga mė interesantet, jo vetėm pėr
bollėkun
e emisioneve (dilnin mesatarisht 10-12 emisione nė vit), por edhe pėr
larminė tematike .Pėrgjithėsisht pullat janė tė politizuara e tė
ideologjizuara. Ka emisione tė pėrsėritur ēdo pesė vjet nė pėrkujtim tė
ngjarjeve historike , siē ka dhe tirazhe shumė tė mėdha. Njė sy i
vėmendshėm
nuk e ka tė vėshtirė tė dalloj se nė kėtė periudhė ėshtė pasuruar
tematika
me emisione nga flora dhe fauna, nga sporti, nga arti (pulla me pamje
veprash arti nė pikturė e skulpturė), nga arkeologjia, nga artizanati
etj.
Por, gjithashtu, ėshtė fakt se ka fare pak Zarfa FDC dhe Kartėpostale
zyrtare.
Nė 17-vjeēarin e fundit, duke filluar nga viti 1990, pra me proceset
demokratike, krahas oshilacioneve tė kuptueshme tė viteve tė para tė
tranzicionit '91, '92, '93, janė bėrė pėrpjekje serioze nga Komisioni
Shtetėror i Pullės dhe Drejtoria e Postės Shqiptare pėr mėnjanimin e
politizimit tė pullave; cilėsia e botimit tė tyre ėshtė mė e mirė, pasi
janė
shtypur nė Zvicėr, Angli e Greqi. Po kėshtu, pėrgjithėsisht, janė
mbajtur
tregues optimalė pėr tirazhet e pullave, nisur nga nevojat e afrankimit
dhe
tė koleksionimit tė tyre. Karakteristikė e kėsaj periudhe ėshtė edhe
fakti
se thuajse ēdo emision shoqėrohet me Zarfin FDC, tė vulosur me vulė
speciale. Kjo ka bėrė qė te filatelistėt, vendas e tė huaj, tė rritet
interesi pėr koleksionimin e kėtyre zarfeve. Aktualisht katalogu i
pullave
shqiptare numėron mbi 3000 pamje tė ndryshme pullash .
Filatelistėt nė Shqipėri
Fillesat nė Filateli nė Shqipėri i pėrkasin periudhės sė Rilindjes sonė
Kombėtare. Ndėr tė parėt qė kanė koleksionuar pulla mund tė pėrmenden
Thimi
Mitko, Sami Frashėri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani, mė vonė Luigj
Gurakuqi
dhe sidomos Lef Nosi, qė edhe si Ministėr i Postave nė qeverinė e
Ismail
Qemalit, ka merita tė veēanta nė konceptimin dhe emetimin e pullave tė
para
shqiptare. Nė nder tė kėsaj figure, mė thotė Thimi Nika, filatelia
shqiptare ka njė emision me portretin e tij, emetuar pak vite mė pare.
Nga dokumentacioni i kohės, mėson se nė periudhėn mes dy luftrave
botėrore,
dyqanet e para private pėr shitjen e pullave u ēelėn nė Shkodėr,
Korēė e
Tiranė. Zef Prenushi nė Shkodėr, u shqua si tregtar dhe njohės i
talentuar i
pullave postare. Ndėrkaq z. Thimi Nika pėrmend edhe tregtarin shqiptar
nė
Torino tė Italisė, Aurel Ballamaēin, qė mbajti pėr 40 vjet me radhė njė
dyqan filatelik nė qendėr tė kėtij qyteti.
Natyrisht numri i filatelistėve nė Shqipėri ska qėnė asnjėherė tepėr i
madh. Edhe organizimi i tyre nė shoqata ėshtė bėrė vetėm pas ēlirimit.
Kėshtu, nė 1947, nė Shkodėr, pėr herė tė parė, formohet Klubi
Filatelik,
ndėrsa dy vjet me vonė, nė Korēė, ngrihet Rrethi i Filatelisė, pėr tė
ardhur
nė vitin 1959, kur nė Tiranė formohet Shoqata e Filatelistėve. Duke
filluar
nga viti 1991 ekziston Federata e Koleksionistėve Shqiptarė, e cila nė
vitin
1994 u pranua anėtare e FIP-it (Federata Ndėrkombėtare e Filatelisė me
qendėr nė Zurih) dhe e FEPA-s (Federata Evropiane e Shoqatave
Filatelike me
qendėr nė Hagė tė Holandės).
Te filatelistėt pasioni pėr koleksionimin dhe ekspozimin ėshtė tejet i
madh
, por ekspozitat filatelike nė Shqipėri kanė qėnė "mysafire tė rralla".
Gjithsesi koleksionistėt shqiptarė kanė mundur tė marrin pjesė nė jo
pak
ekspozita ndėrkombėtare, ballkanike, evropiane e botėrore, ku edhe janė
nderuar me mbi 30 medalje tė ndryshme, midis tė cilave dhe 7 Vermeil
(shkalla e parė e medaljes sė artė).
Flet koleksionisti Thimi Nika
Pasionin pėr filatelinė e trashėgova nga babai
Filatelistėt tė flasin pėr pullat dhe koleksionet njėsoj si pėr
dashurinė
e tyre tė parė. Ata kanė tė fiksuar nė memorje ēdo detaj, madje me
saktėsi
tė plotė tė deshifrojnė ēdo pullė. Secili nga ata ruan nje thesar tė
vyer,
secili ka parapėlqimin e tij tė pėrzgjedhjes dhe koleksionimit e, mbi
tė
gjitha, ka njė histori pėr tė rrėfyer. Nė tė vėrtetė ėshtė pak tė
thuash njė
histori, pasi pėr ata vetė ēdo pullė dhe ēdo detaj i zbuluar ka njė
emocion
dhe njė rrėfim.
Nuk mund te thuash dot se sa dhjetėra apo qindra herė i
kanė
vėzhguar pamjet e pullave tė tyre nė koleksion, nuk mund tė thuash se
sa
herė i kanė rrotulluar ato nėpėr duar, duke u pėrpjekur tė dallojnė
origjinalitetin, vjetėrsinė e madje tė zbulojnė pjesė tė historisė sė
tyre.
U ėshtė dashur shpesh ti vėzhgojnė me lupė, pėr tė qėmtuar veēantitė,
gabimet apo edhe falsifikimet. Pasioni pėr koleksionimin e pullave tek
secili prej tyre ka njė zanafillė nga mė interesantet. Kėshtu ky pasion
pėr
filatelinė tek Thimi Nika ėshtė i trashėguar . Dikur ishte babai i tij,
Kostandin Nika qė koleksiononte pullat e postės nė kohėn kur ato kishin
marrė njė zhvillim tė dukshėm. Ishte pikėrisht babai, qė bėri ēmos tė
mė
fuste ndjesinė e koleksionimit,- mė thotė z. Nika , tashmė nje
filatelist
mjaft i njohur nė Shqipėri. Pas kaq viteve vetė Thimi e ndjen si
detyrim qė
kėtė ndjesi tia trashėgoj nipit tė tij, Erinit. Qė nė fėmijėri ai
trashėgoi
njė koleksion pullash me vlerė nga babai. Edhe pse nė moshė fare tė re
ai
filloi tė mėsoj tė lexoj kodin sekret tė tyre. Jam ndjerė gjithmonė
krenar,
mė thotė ai, qė nė koleksionin tim kam pasur dy pulla tejet tė rralla,
qė
nuk i kishte askush tjetėr nė vendin tonė, sė paku deri aty nga viti
1995 .
Kur e pyes pėr to, ai mė tregon se e para ėshtė njė pullė e vitit 1915.
Ai
posedonte 9 ekzemplarė tė njė pulle lokale tė Beratit.
Kjo pullė e
rrallė
ėshte pėrdorur nė kėtė qytet dhe ka dalė, ose ėshtė emetuar, siē thonė
ata
nė fjalorin e tyre, nga Kėshilli Administrativ i qytetit. Nė atė kohė
skishte pulla, pasi ishte koha e Luftės sė Parė Botėrore dhe, mesa
duket, i
detyruar nga mungesa, Kėshilli Administrativ nxori disa pulla-vulė me
mbishkrim nė gjuhėn turke . Nė qendėr tė saj, nė gjuhėn turke, ėshtė
shkruar
Kėshilli Administrativ i Prefekturės sė Beratit dhe kėto pulla u
pėrdorėn
pėr qarkullim tė brendshėm dhe tė jashtėm. Eshtė e habitshme mėnyra se
si ai
ka hulumtuar pėr tė ditur mė shumė mbi kėtė pullė. Ai mė thotė se,
ēuditėrisht, kjo pullė njihej jashtė vendit, ndėrsa ne, nė Shqipėri,
nuk
kishim informacion pėr tė. Sipas tij, nė 1915, nė qytetin e Beratit, u
vunė
nė qarkullim rreth 150 tė tilla. Vetėm pas vitit 1995 ai ua bėn tė
ditur
kėtė gjė miqve tė vet koleksionistė. Aktualisht kjo pullė sot gjendet
edhe
nė koleksionet e disave prej tyre.
Gjithashtu z. Nika mė flet plot passion edhe pėr pullėn e dytė edhe
kjo
tepėr e rrallė. Ėshtė njė pullė telegrafike, e pėrdorur nė Bazėn Detare
tė
Vlorės, mė thotė ai, duke mė specifikuar se kjo pullė i takon vitit
1919 dhe
ėshtė shtypur nė Bari tė Italisė. Pulla shkruan Telegrafa di Valona,
pra
nė italisht. Emisioni pėrbėhet nga tri pulla: 1, 5, 10 parole, tė
cilat, nė
funksion tė numrit tė fjalėve, ngjiteshin nė telegram. Kjo pullė nuk
ėshtė
kataloguar ende, mė thotė ai, por duhen bėrė pėrpjekje qė tė
katalogohet.
Tashmė, pas gati disa dekadash, ai nuk mund ti numėroj dot mė pullat
e
koleksionit tė tij. Janė shumė,- mė thotė , - ėshtė gati e pamundur.
Thimi
ka punuar pėr rreth 25 vjet gazetar, aktualisht punon nė Institutin
Kombėtar
tė Diasporės nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. Ai ka
qėnė pėr
shumė vite anėtar i Komisionit Shtetėror tė Pullės dhe njihet prej tė
gjithėve pėr pasionin e tij pėr filatelinė, fotografitė, kartolinat dhe
sidomos si koleksionist pikturash. Ka dy koleksione tė filatelisė
shqiptare,
qė mendon tua lėrė trashėgim dy vajzave tė tij. Koleksionet janė
thuajse tė
plota, mė thotė ai, me ndonjė mungesė tė vogėl qė me kohė mund tė
plotėsohet. E tek vazhdojmė tė flasim pėr pullat, ai mė thotė se,
pėrmes
tyre, mund tė mėsosh mė shumė mbi historinė e vendit tend, sepse ato
janė
pjesė e identitetit tonė. As Muzeu i Pullės nuk e ka tė plotė
koleksionin e
pullave shqiptare. Pėr tė ky ėshtė njė defekt i madh qė duhet ndrequr.
Tashmė i vjen keq qė kanė mbetur pak filatelistė dhe interesi pėr
koleksione
tė tilla sa vjen dhe po humbet. Po rrallohet panteoni i koleksionistėve
tė
filatelisė,- mė thotė ai,- duke perifrazuar njė frazė tė akademikut
Rexhep
Qosja. Megjithatė ata ēdo ditė gjuajnė emocionin qė ju fal hobi i tyre
nė
kėrkim tė njė zbulimi a njė gjetjeje tė re. Japin dhe marrin mes tyre
pulla
dhe shkembejnė kuriozitete apo hollėsi pėr detajet, hamendėsojnė dhe
kėrkojnė deri nė skrupulozitet gabimet e tyre. Pėr Thimin, pullat me
gabime
janė nga mė tė kėrkuarat. Koleksionimi pėr ta ėshtė si njė virus qė iu
ėshtė
futur nė gjak. Ata jetojnė me tė, emocionohen pareshtur nga ngacmimi
pėr tė
zbuluar diēka tė re, njėsoj si arkeologėt. Ēdo ngjarje qė ka tė bėjė me
filatelinė ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė ata. Pėr Thimi Nikėn
ka
ende shumė punė pėr tu bėrė. Sipas tij, vetėm me njė vėshtrim serioz
tė
udhės nėpėr tė cilėn ka ecur filatelia jonė, mund tė konstatosh
p.sh., se
fusha e studimeve pėr tė ka qėnė dhe mbetet thuajse e virgjėr. Mė tepėr
studime pėr filatelinė tonė kanė bėrė tė huajt, ndėrsa emrat e
studiuesve
shqiptarė numėrohen me gishtat e dorės, mė thotė ai. Dhe, pėr tė
argumentuar
kėtė pėrfundim, i referohet kėtij fakti: Studiuesi i mirėnjohur anglez
John
S. Phipps, nė librin e tij Pullat dhe postat e Shqipėrisė dhe Epirit
1987-1945, botim i pėrkthyer edhe nė shqip, ka shfrytėzuar rreth 180
burime
e autorė, nga tė cilėt vetėm tre janė shqiptarė. Mjafton ky fakt pėr tė
kuptuar detyrėn , obligimin dhe misionin e filatelistėve dhe studiuesve
tė
saj .Na duhet tė shfrytėzojmė mė mirė dokumentacionin arkivor, qė nuk
ėshtė i paktė dhe tė bėjmė mė shumė studime e botime pėr filatelinė,
pėr tė
dhėnė kėshtu njė ndihmesė me vlerė pėr njohjen e saj brenda vendit dhe
nė
botė.
Tė bėsh sot koleksion ėshtė luks i madh
Sigurisht pullat e rralla kushtojnė. Tė bėsh sot koleksion ėshtė luks i
madh
.. Thimi Nika udhėton shpesh jashtė Shqipėrisė. Ka kontakte me studio
tė
njohura filatelike dhe jo pak herė ėshtė detyruar tė blej nė to pulla
shqiptare tė periudhės klasike nga 1913 -1945 me ēmime tė kripura.
Filatelia nė Shqipėri, ashtu si ēdo gjė tjetėr, ka pasur periudhat e
saj tė
zhvillimit. Pas 90-ės njė pjesė e koleksionistėve i shitėn pullat e
tyre
jashtė vendit dhe tani ėshtė akoma mė e vėshtirė tė gjesh pulla
shqiptare tė
periudhave tė mėparshme. Sipas tij, ka jo pak emisione qė janė bėrė
tejet tė
vėshtirė pėr tu gjetur. P.sh., njė pjesė e emisionit tė tretė, seria
me 5
pulla tė veprave industriale e viteve 1970-71 etj. Pullat e emisionit
tė
tretė, siē u theksua mė sipėr, janė pulla turke tė vitit 1909 -1911.
Ajo qė
i bėn interesante ėshtė fakti se janė shtypur nė mėnyrė primitive dhe
me
mjete rrethanore, prandaj kanė dhe shumė gabime. Gjithsesi ky pasion
brezash, nuk duhet harruar. Ai ėshtė dėshmi e kohės dhe kohėn tonė e
bėjmė
vetė ne, shqiptarėt .
Asnjė filatelist nė Komisionin Shtetėror tė Pullės
Edhe pse thuhet qė tashmė politika ėshtė larg emetimeve tė reja, duket
se
sėrish kjo fjalė mbetet nė sirtaret e ėndrrės sė filatelistėve. Ka ende
shumė punė dhe shumė gjėra qė duhen pėrmirėsuar tek puna e Postės
Shqiptare. Kėshtu, sipas Nazmi Hoxhės, kryetar i Degės sė Pullės, nė
pėrbėrjen e Komisionit Shtetėror tė Pullės nuk ka asnjė filatelist.
Tingėllon disi absurde. Pėr filatelistėt duhet patjetėr qė komisioni tė
ketė
prej tyre, pėr faktin se ata janė njohės mjaft tė mirė tė ēdo serie, qė
nga
fillimet.
Nė komisionin e mėparshėm, mė thotė Thimi Nika, ishin tre filatelistė.
Teksa
mė pėrmend anėn profesionale tė pullės, detajet e saj, kuptoj se vetėm
njė
njohės i mirė i tyre nėpėr vite do tė shmangte paralelizmat,
pėrsėritjen e
tematikave apo kopjimet nga tė tjerėt. Numri prej 3000 pamje tė
katalogut tė
pullave nė filatelinė shqiptare, mė bėn tė kuptoj mė qartė edhe riskun
e
madh tė pėrsėritjes apo paralelizmit tė tematikave nė emetimet e reja.
Kostumet kombėtare p.sh., zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė filatelinė
tonė,
por nė rast se bėhen emėtime tė reja me tė njėjtin kostum tė njė
treve,
kjo nuk ka mė vlerė, thonė filatelistėt. E ndėrsa flasim pėr pullat
biseda
rrjedh natyrshėm tek teknikat e realizimit tė tyre e madje edhe tek
shtypja
.. Sot pullat shtypen jashtė shtetit dhe kjo ėshtė gati e
pashpjegueshme, po
ti referohesh faktit se, qysh nga viti 1957, ato shtypeshin nė vend
dhe
kishin cilėsi tė mirė, nė kushtet kur mungonin shumė gjėra. Asnjė prej
filatelistėve qė takova nuk e dinte arsyen se pėrse pullat shqiptare
nuk
shtypen kėtu. Tė jetė thjesht: punė tenderash?! Eshtė detyra e Postės
ta
gjejė arsyen e vėrtetė, mė thonė ata. Sigurisht me moton tolerancė
zero
ndaj korupsionit, por edhe pėr daljen nė kohė tė pullave, qė edhe
sportelet
e Postės tė mos mbeten pa pulla si nė ndonjė rast.
27 Qershor 2007
|
|
 |
 |
 |
| |
 |
 |
 |
|
Login
Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara. |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
Voto Artkullin
Mesatarja: 0 Vota: 6

|
|
 |
 |
 |
|