MONEDHAT E MBRETIT – PERANDOR


Data: Friday, 11 January @ 11:06:55 PST
Argumenti: Alb Letters


    Albanian

    Marre nga revista KOLEKSIONISTI –THE COLLECTOR Nr.13/04
    Ne sallat e Muzeut Kombetar Roman ,ne Pallatin Massimo ne Rome ,jane ekspozuar ekzemplaret e rralle te koleksionit te shkelqyer numismatik te mbretit Vittorio Emanuele te III-te,qe eshte nje nga xhevahiret e trashegimise historike te Italise.Ky koleksion u denua per me se gjysme shekulli te qendronte i mbyllur ne bodrumet e Quirinale dhe ,me ne fund,rreth vitit 1997,me sakte ne muajin maj,ai doli ne drite me gjithe madheshtine e tij.

    Historia e monedhave te Mbretit –Perandor fillon ne pranveren e vitit 1946,kur Vittorio Emanuele i III-te la perfundimisht fronin e Italise dhe ne aktin e abdikimit te tij i drejtoi nje leter Kryeministrit te atehershem Alcide de Gasperi,ne keto terma:

    Napoli 9 Maj 1946


    Zotit President i Keshillit te Ministrave,Ne aktin e abdikimit tim deshiroj t’i dhuroj Shtetit mbledhjen time te Monedhave Italiane.

    Vittorio Emanuele

    Historia e Koleksionit.


    Behej fjale per mbledhjen me te rendesishme numismatike te Italise dhe me siguri edhe per koleksionin numismatik me te madh ne bote.Vittorio Emanuele e kishte filluar mbledhjen e monedhave qe femije dhe soldi i pare qe ai vuri ne koleksion ishte nje bajoko e Pio IX,qe guvernantja e tij Irlandeze bleu ne pazarin e Fushes se Luleve per t’ia dhuruar per ditelindjen.Me kalimin e viteve monedha qe i dhuroi guvernantja u shoqerua me ekzemplare te tjere te shumte dhe te rendesishem deri ne momentin qe ai bleu koleksionin e familjes,te filluar ne shek.XVIII nga Carlo Emanuele III dhe te plotesuar nga gjithe pasardhesit etij.Duhej qe kjo mbledhje shekullore te binte ne duart e Mbretit-Perandor per te bere hapin e vertete cilesor,ku ai do te ndermerrte kerkimin sistematik te nje studiuesi te vertete.

    Keshtu nepermjet nje rrjeti te gjere korrespondentesh ne te gjithe boten ai plotesoi koleksionin me pjeset qe mungonin dhe me 1945 Vittorio Emanuele III ishte koleksionisti numismat qe kishte formuar nje koleksion unikal ne bote,me 106.788 ekzemplare.

    Numismati-studiues i apasionuar. 

    Italianet mbretin e tyre e kane quajtur “Mbreti numismat”per faktin se ai nuk kufizohej vetem ne mbledhjen e monedhave,por ai i studionte kryeveprat e tij si nje ekspert i vertete duke i dedikuar ketij aktiviteti mbremje te tera dhe pothuajse gjithe kohen e lire.

    Ai krijoi skedarin per cdo monedhe,te shkrojtur nga ai vete dhe gjithe ky material voluminoz u pasqyrua ne botimin e filluar me 1910”CORPUS NUMMORUM ITALICORUM” qe vazhdoi per vite,deri sa pasqyroi gjithe materialin e koleksionit.

    Me 1947,ne shtypin Italian lexoje kete opinion ;

    “Ne rast se ne sheshet e Italise nuk do te kete asnje statuje per te kujtuar mbreterine e coroditur te ketij mbreti fatkeq,prape se prape do te mbetet “Corpus”-i per te perjetesuar kujtimin e tij”.

    Per te perfunduar kete histori numismatike vlen te shenohet edhe fakti qe vetem ne vitin 1983 koleksioni i Mbretit –Perandor u kompletua me dorezimin e 8000 monedhave qe Vittorio Emanuele mori me vete ne megrim,per te plotesuar studimin dhe qe i biri ,Umberto di Savoia ,ia la shtetit Italian.

    (Mare me disa ndryshime nga shtypi Italian :IL TEMPO/4.03.1997

    Daktilografoi nga KOLEKSIONISTI Z.SOKRAT BOZO



    11 Janar 2008





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL për këtë lajm është:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=10