FOTOT E VJETRA TE BERATIT EMIGROJNE NE KANADA


Data: Tuesday, 15 January @ 13:24:32 PST
Argumenti: Albanian Collection


    Albanian

    E kane quajtur edhe Marubi i dyte, pikerisht fale pasionit te saj te madh, te nje jete per fotografine, por jo per ta krijuar ate, por mbledhur.
    Dhe fale ketij pasioni te njohur prej koleksionisteje, ajo ka krijuar nje arkiv te pasur, te vjeter, unikal ne fakt, me foto nga qyteti i Beratit. Dhe eshte nje femer, qe tashme edhe pse me moshe te shkuar vazhdon te mos shkeputet dot nga joshja e hershme, e forte sa nje jete, per te koleksionuar edhe tani fotografi te qytetit te saj.

    Parashqevi Sahatci, qe per shume beratas njihet dhe si mesuesja shume njerezore e letersise, ka nisur te koleksionoje ne moshen 17-vjecare, kur studionte ne vitin e dyte te shkolles pedagogjike.

    Nxitjen e pare ajo kujton se ia ka dhene mesuesi i historise Teki Kadalliu, ne castin kur ajo i tregoi atij disa foto te Beratit, te bera nga Naun Vruho: "Ruaji se jane xhevahire",-i tha.

    Dhe ndoshta misteri i xhevahireve e shtyu dhe me Pacin (sic i thone gjithe ata qe e njohin), qe nisur nga ai moment te mblidhte dhe vetem mblidhte kartolinat me te vjetra qe ekzistojne per qytetin e saj, nje nga me te vjetrit ne Ballkan. Po si? I blinte me parate e saj duke i kerkuar shtepi me shtepi beratase, apo institucione, albanologe etj. Fotot me te vjetra qe njihen per Beratin, e qe i ruan ne origjinal vetem Parashqevia, i perkasin amatorit Naim Vruho, te fillimit te viteve 1930.

    Jane foto te fotografuara me nje aparat gjerman 6 x 9, te stampuara ne Itali, qe u shiten ato vite si kartolina. Nga 36 foto te ketij fotografi Parashqevia ka 22 cope. Por ajo ka foto dhe te Lilo Xhimtikut, fotograf profesionist i talentuar i atyre viteve, por mjaft foto jane te fotografeve amatore, djem te rinj qe studionin jashte shtetit, e te cilet u kthyen me aparate fotografike e perkapen imazhet e qytetit te tyre.

    Te tille ishin; Thoma Haxhistasa, Vangjel Gjergo, Vangjel Buda, Koc Kusta etj. Ndersa fotot familjare jane bere nga fotografe permetare e korcare. Dhe c'permbajne? Fotot e vjetra dokumentojne edhe zona, rruge, ndertesa qe sot nuk ekzistojne me ne zonen muzeale mesjetare te Beratit. Gjen aty qytetin e 7 kodrave, ku jane vendosur lagjet rreze kodrave ne luginen e Osumit me rrugicat e zantcinjte sipas esnafeve, me kater pazaret e hapura, me vepra arkitektonike, shtepite karakteristike etj. Nuk mungojne edhe veshjet e fisnikerise beratase. Parashqevia cmon mjaft takimin e saj me Geg Marubin ne Shkoder, aty nga viti '80. Teksa po bisedonte me mjeshtrin ai i thote: "Shkodra ka kafen e madhe, aren e madhe, kishen e madhe". Ndersa Paci i pergjigjet: "Berati ka kalane e mbi kalave dhe vete kalaja ka kishen e madhe dhe porten e madhe". E Gega i shtrengoi doren me dashamiresi si fisnik.

    Jane hapur disa ekspozita lokale dhe kombetare me keto foto; Parashqevia ka ndihmuar mjaft institucionet shteterore me dhenien e kopjeve origjinale, riprodhimin e tyre dhe perdorimin e fotove ne gjithe aspektet kulturore shqiptare. Konkretisht ne vitet '80 ajo i pati dhene muzeut te Beratit, duke i besuar autoresine, drejtorit te saj Myslym Hatova 50 panorama meqe muzeu i ishin zhdukur pamjet nga Berati. Me pas nje nga keto foto eshte erdorur ne broshuren "Berat 2000". Por emri i Parashqevise nuk u vu asnjehere poshte ketyre fotove. Por origjinalet i ruan ne shtepine e saj. Ka rreth 600 te tilla.

    Para pak kohesh pati nje ftese bashkepunimi nga sh.b. "Uegen" per botimin e nje albumi me fotot me te spikatura, por dosja qendroi per nje kohe te gjate ne zyrat e kesaj shtepie botuese e si perfundim nuk u be gje. "Nuk gjetem dot fonde", shpjegon Xhevahir Lleshi, drejtori i kesaj shtepie botuese.

    Dhe tashme qe Parashqevia ka vendosur te largohet ne Kanada per te jetuar prane djalit te saj mendon te marre me vete dhe gjithe koleksionin e rralle. "Nuk mund t'ia jap shtetit, sepse nuk me paguan njeri. Dhe une kam harxhuar shume pasion e parą per te", perfundon Parashqevia duke na treguar dhe nje tjeter shembull te humbjeve tona kombetare, sepse thjesht dhe veshtire na mungojne parate, por dhe vemendja.


    SHENIM:
    Ilustrimi i shkrimit me 5 fotografi nga Ekspozita "KOLEKSPO'93"ne Tirane u be e mundur nga redaksija e http://collectionist.tanmarket.com


    15 Janar 2008





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=12