SKĖNDERBEU NĖ FILATELINĖ SHQIPTARE


Data: Friday, 25 January @ 13:36:00 PST
Argumenti: Albanian Collection


    Albanian

    PER ILUSTRIMIN E ARTIKULLIT AUTORI KA PERGATITUR DHE NJE ALBUM FILATELIK ME NJE PJESE TE EMISIONEVE TE PULLAVE DHE KARTE POSTAREVE ME FIGUREN E SKENDERBEUT TE EMETUARA NGA POSTA SHQIPTARE SI DHE DISA ZARFA FILATELIKE TE VULOSURA NE QYTETE TE NDRYSHME TE SHQIPERISE.

    Nė filatelinė shqiptare Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu pasqyrohet gjerėsisht, nė plotmėrinė e figurės sė tij, me pėrmasat e njė strategu, burri shteti, politikani e diplomati tė nivelit ndėrkombėtar, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi kundėr pushtimit osman, qė arriti bashkimin politik e shtetėror tė shqiptarėve, por dhe qė dha njė ndihmesė me vlerė nė diplomacinė e kohės.


    z. Thimi Nika

    Kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi e mirėfilltė dhe kuptimplote e faktit se filatelia shqiptare , qė nga krijimi i saj rreth 95 vjet mė parė dhe vazhdimisht, ka qėnė kurdoherė pjesė dhe shprehėse e identitetit tonė kombėtar.

    Arsenali i madh i pullave (plot 141 pamje) pėr Skėnderbeun tregon angazhimin tejet serioz dhe tė frytshėm tė Postės Shqiptare, trajtimin cilėsor, mbėshtetur shkencėrisht nė ligjėsitė filatelike, qė ajo i ka bėrė kėsaj figure madhore, duke krijuar nė ēdo rast njė ekspresion sa realist aq edhe tė ndjeshėm, jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por edhe pėr koleksionistėt e huaj.

    Pulla e parė postare shqiptare pėr Skėnderbeun daton mė 1 dhjetor 1913, pėr tė vijuar mė tej nėpėr vite me 141 vlera tė tjera. E fundit i pėrket vitit 2005.

    Sigurisht figura e Heroit Kombėtar, siē ėshtė zotėruese nė historinė shumėshekullore tė popullit tonė, e tillė ėshtė edhe nė filatelinė shqiptare.

    Pėr kuriozitetin e lexuesit do tė evidentojė kronologjikisht, duke ilustruar edhe me pamje, disa nga emisionet filatelike mė interesante pėr Skėnderbeun.

    Emisioni i parė i pėrket periudhės sė Qeverisė sė Ismail Qemalit. Edhe pse veproi nė njė hark kohor tė shkurtėr, duke pasur nė pėrbėrje tė saj si Ministėr tė Postave intelektualin, filatelistin dhe studuesin e mirėnjohur elbasanas Lef Nosi, mė 1 dhjetor 1913, ajo emetoi gjashtė vlera postare nė “qindar” dhe “franga” (monedha tė kohės). Ky emision, i shtypur nė njė shtypshkronjė tė Torinos nė Itali, ishte i pari nga pullat shqiptare tė emetuara deri nė atė kohė me dhėmbėzim tė rregullt dhe gomė nė tė gjithė tabakun. Tė gjashtė pullat e kėsaj serie kanė tė njėjtėn pamje: portretin e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, por me ngjyra tė ndryshme, konform edhe orientimit tė UPU-sė pėr unifikimin e ngjyrave nė shėrbimin postar. Figura e Skėnderbeut ėshtė nė profil dhe e futur brenda kontureve tė njė medalioni ku shkruhet “Skanderberg – Mbreti i Shqipėtarėve”. Siē shihet, emir ėshtė shkruar gabim Nė pjesėn e sipėrme tė pullave shkruhet “Shqipėnia e lirė”. Tirazhi i kėtyre pullave, siē dokumentohet qartė edhe nga gazeta e kohės “Pėrlindja e Shqipėrisė”, ishte shumė i madh nė raport me nevojat e qarkullimit postar. Sasia e plotė ishte 2.878.500 pulla. Prandaj njė pjesė e konsiderueshme e tyre u pėrdorėn nė vijimėsi, duke i mbishtypur, pėr vėnien nė qarkullim tė disa emisioneve tė tjera filatelike. Kėto pulla u stampuan edhe nė kartėpostare.

    Krahas emisionit tė mėsipėrm, u emetua edhe njė seri me pulla taksė me pesė vlera. Karakteristikė e kėsaj serie ėshtė se mbi pullat e Skėnderbeut u mbishtyp njė gėrmė kapitale “T” dhe fjala “TAKSĖ” e vendosur pjerrtas, nga e majta nė tė djathtė.

    Viti 1914 do karakterizohej nga ngjarje tė shumta historike. Midis tyre spikati veēanėrisht ardhja e Princ Vidit, tė cilit Posta shqiptare i kushtoi emisionin e 7 marsit 1914. Ishin njė sasi e pullave me Skėnderbeun, mbi tė cilat u vendos mbishtypja “1467. Rroftė Mbreti. 1914”, qė u pėrdorėn pėr kėtė emision.U prodhuan gjithsej 8000 seri tė plota.

    Pa kaluar as njė muaj, pikėrisht mė 2 prill 1914, do vihej nė qarkullim njė tjetėr emision i ri, po me pulla me figurėn e Skėnderbeut. Kėtė radhė seria pėrbėhej nga gjashtė pulla, tė cilat kishin tė mbishtypura vlefta tė reja nė “para” dhe “grosh”. Tirazhi i kėtij emisioni ishte padyshim mė i madhi i pėrdorur deri atėhere, madje njė nga mė tė mėdhenjtė nė filatelinė shqiptare.

    Dy javė mė vonė, bashkė me kėtė seri u emetuan edhe katėr vlera si pulla taksė. Mbi to u mbishtyp nė vijė tė drejtė fjala “TAKSĖ”.

    Kapitulli i pullave me portretin e Heroit Kombėtar-Skėnderbeut nuk mbyllet kėtu. Ai do tė vazhdojė duke regjistruar tė tjerė emisione. Nė 15 tetor 1914, nė Vlorė u emetua njė seri ku mbi kėto pulla u shkruajt nė dy gjuhė, nė frengjisht e turqisht, “Posta e Shqipėrisė”. Ato ishin rrjedhojė e njė lėvizjeje proosmane dhe qarkulluan vetėm nė Vlorė pėr njė kohė fare tė shkurtėr.

    Pa dashur tė zgjatem nė momentet historike qė kalonte Shqipėria nė kėtė periudhė, por dhe pa i anashkaluar plotėsisht, po paraqes tani njė emision qė nė katalogė tė ndryshėm filatelik klasifikohet si emision i Shqipėrisė sė Mesme. Ai datohet mė 9 janar 1915. Pėrsėri kemi tė bėjmė me pullat ordinere dhe taksė (siē quhen nė gjuhėn e filatelisė) tė 2 prillit 1914, me vlefta nė “para” dhe “grosh” dhe tė mbishtypura me njė myhyr nė formė ovale nė turqisht. Konsultimi me dokumentacionin e kohės dėshmon se ky emision u shit nė sportelet e postės sė Durrėsit.

    Pullat me portretin e Skėnderbeut u pėrdorėn edhe pėr dy emisione lokale nė Shkodėr, qė lidhen ngushtėsisht me emrin e drejtorit tė postės sė kėtij qyteti nė atė kohė, Sadik Tiranėn. Kėto emisione ( njeri pėrkujtimor dhe tjetri taksė) u emetuan mė 19 mars 1915, me rastin e pėrvjetorit tė parė tė ditės sė ngritjes sė Flamurit nė kėshtjellėn e Shkodrės.

    Po nė Shkodėr, por tanimė katėr vjet mė vonė, nė vitin 1919, u vu nė qarkullim njė tjetėr emision me portretin e Skėnderbeut. Ai pėrbėhej vetėm nga njė pullė dhe pikėrisht nga vlera “1 GROSH”, e mbishtypur me fjalėt “SHKODĖR 1919”.

    Pulla tė emisionit tė 1 dhjetorit 1913 apo tė ndonjė tjetri nga emisionet e mėsipėrme, sidomos ato tė 19 marsit 1915 u fiksuan edhe nė disa karta postare, tė cilat mund tė ishin tė thjeshta apo me pėrgjigje. Madje ka prej tyre qė janė bėrė shumė tė rralla, siē janė p.sh., zarfat apo kartat postare me gjashtė pulla tė Skėnderbeut tė vulosura nė postėn e Shkodrės me “vulė ari”.

    Mė 1 prill 1920 emisioneve pėr Skėnderbeun i shtohet njė seri e re me gjashtė vlefta. Pullat e kėsaj serie u shtypėn nė Paris dhe janė tė njė formati relativisht tė vogėl (shumė pak pulla shqiptare janė emetuar nė kėtė format). Ato paraqesin njė portret tė Skenderbeut nė profil, tė fokusuar mbi njė shqytė mbi shqiponjėn dykrenore.

    Ky emision nuk u vu nė qarkullim. Pullat e tij do tė pėsonin tri mbishtypje tė ndryshme: e para, me borien karakteristike-simbol i Postės; e dyta me fjalėn “Besa” tė futur brenda njė kuadrati tė zbukuruar me ornamente nė tė dy anėt, dhe, e treta, po me fjalėn “Besa” brenda njė drejtkėndėshi.

    Do tė kalonin plot shtatėmbėdhjetė vjet qė tė emetohej njė seri tjetėr pėr Skėnderbeun. Pikėrisht mė 20 nėntor 1937, nė vigjilje tė festės sė 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, u vu nė qarkullim njė nga emisionet mė tė bukur tė realizuar deri atėhere. Ai pėrbėhet nga seria e pullave, njė bllok filatelik dhe disa karta postare me vlefta e pamje tė ndryshme. Paraqitja grafike e simboleve tė Skėnderbeut iu besua dhe u realizua nga arkitekti i mirėnjohur Qemal Butka, i cili, siē dihet, ėshtė edhe autor i pllakatit pėrkujtimor kushtuar pėrvjetorit tė 25-tė tė Pavarėsisė.

    Edhe nė emisionin e 30 gushtit 1938, kushtuar 10-vjetorit tė Mbretėrisė Shqiptare, paraqitja grafike e tė cilit ishte pėrsėri vepėr e Qemal Butkės,u pasqyruan simbole tė epokės skėnderbejane.

    Dy vjet mė vonė, mė 22 nėntor 1939, nė kuadėr tė serisė sė viteve 1939-1940, e cila u shtyp nė Romė, u pėrfshi edhe njė pullė me vleftė 1 Fr.Sh., me pamjen e Kalasė historike tė Krujės. E njėjta pamje, pra Kalaja e Krujės, gjendet edhe nė dy pulla tė emisioneve tė viteve 1943 dhe 1945.

    Portreti i Skėnderbeut do tė rishfaqet pėrsėri nė filatelinė tonė mė 1 mars 1951. Posta Shqiptare do tė emetonte nje emision me tri vlefta nė pėrkujtim tė 483-vjetorit tė vdekjes sė Heroit tonė Kombėtar. Ky emision u shtyp nė Budapest.

    1967 do tė ishte viti i bumit tė pullave pėr Skėnderbeun. Mė 10 dhjetor tė kėtij viti, nė kuadėr tė 500-vjetorit tė vdekjes sė tij, qė u karakterizua nga njė varg veprimtarish pėrkujtimore, Posta Shqiptare nxori njė emision pėr Skėnderbeun me tetė pulla, qė pėrfshinin njė tematikė tė larmishme. Piktori i njohur Namik Prizreni, me penelin e tij, realizoi bukur nė pulla “Stemėn e Kastriotėve”, “Portretin e Skėnderbeut”, “Pėrkrenaren dhe Shpatėn” e tij, “Kalatė e Krujės, Petrelės e Beratit”, “Kuvendin e Lezhės” dhe “Betejėn e Albulenės”. Kėto pulla u shtypėn nė Tiranė. (Sa pėr kurreshtje: duke filluar nga viti 1957 e deri nė vitin 1994, pullat shqiptare janė shtypur nė Tiranė).

    Po nė kuadėr tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, mė 17 janar 1968, u vu nė qarkullim njė tjetėr emision mė tetė vlefta dhe me njė Fletė-palosje FDC, me pulla tė vulosura me vulė speciale.

    Autori i paraqitjes grafike tė emisionit ishte piktori i mirėnjohur Shadan Toptani, autor i shumė emisioneve filatelike. Nė tematikėn e pullave bėjnė pjesė Monumenti i Skėnderbeut i vendosur nė sheshin “Skėnderbej” nė Tiranė, vepėr e skulptorėve tė shquar Odhise Paskali, Janaq Paēo e Andrea Mano, njė portret i vjetėr nė pikturė i Skėnderbeut, qė ndodhet na Galerinė Ufici nė Firence tė Italisė, njė gravurė e hershme e Tanush Topisė, Monumenti i Skėnderbeut nė Krujė, vepėr e skulptorit Janaq Paēo, portreti i Gjergj Aranitit, skicuar nga piktori Pandi Mele, njė pikturė e Simon Rrotės ku paraqitet njė betejė e Skėnderbeut kundėr ushtrive otomane, busti shumė i njohur i Skėnderbeut, vepėr e Odhise Paskalit dhe frontespici i librit tė Marin Barletit.

    Armėt e Skėnderbeut do tė jenė subjekti i njė emisioni tė veēantė me tri vlefta, emetuar nga Posta nė 13.000 seri tė plota mė 28 janar 1977, qė pėrkonte me 510-vjetorin e vdekjes sė tij. Njė nga pullat ka tė fiksuara pėrkrenaren me kurorė mbretėrore dhe shpatėn e Skėnderbeut, qė aktualisht ndodhen nė njė muze tė Vjenės.

    Mė 10 dhjetor 1983 do tė emetohej njė emision tjetėr me tablotė nė pikturė, qė evokojnė disa prej ngjarjeve tė rėndėsishme tė epokės sė Skėnderbeut. Ky emision, me katėr pulla dhe njė bllok filatelik, titullohej “Epoka e Skėnderbeut nė artet figurative”. Nė pulla janė riprodhuar tablotė e piktorėve Jakup Keraj, Naxhi Bakalli, Niko Progri dhe Bashkim Ahmeti, kurse nė bllok ėshtė fiksuar tabloja madhėshtore e Guri Madhit “Fitore kundėr pushtuesve otomanė”.

    Njė tjetėr emision, qė i kushtohet Skėnderbeut, i pėrket vitit 1997. Mė konkretisht ai u vu nė qarkullim mė 25 gusht 1997. Realizimi grafik u bė nga Fatos Kola, u botua nė njė shtypshkronjė tė Athinės dhe pėrbėhet nga 10 vlefta me tė njėjtėn pamje, por me ngjyra tė ndryshme. Nė kėtė emision, pėr herė tė parė, vihet re njė largim nga trajtimi tradicional i portretit tė Skėnderbeut; ai ėshtė realizuar ndryshe, nga njė kėndvėshtrim artistik bashkėkohor. Ky emision u pėrdor pėr nevoja tė qarkullimit postar dhe u konsumua shumė shpejt.

    Emisioni i fundit pėr Skėnderbeun u emetua nė kuadėr tė 600-vjetorit tė lindjes sė tij, nė vitin 2005. Ky emision, ndoshta mė i bukuri deri tani, u vu nė qarkullim ditėn e 93-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 2005. Ai pėrbėhet nga gjashtė vlera. Piktori tejet i njohur dhe i talentuar, veēanėrisht nė fushėn e filatelisė, Naxhi Bakalli, i cili ka dhe rekordin midis piktorėve tė kėsaj fushe pėr numrin mė tė madh tė boceteve te realizuara, ka bėrė njė kompozim tė mrekullueshėm. Emisioni ėshtė paraqitur nė formėn e njė bukleti, nė format 240 x 80 mm, ku tė gjashtė vlerat e tij paraqesin pjesė tė ndryshme tė tablosė sė famshme monumentale dhe shumė tė njohur tė po ketij autori, qė ndodhet nė Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Dy nga vlerat e emisionit, ato 80 dhe 90 lekė, pėrbėjnė njė rrallėsi nė filatelinė shqiptare pėrsa i pėrket konceptimit dhe realizimit nė formė rrethore, ndryshe nga ē’kanė qėnė pullat deri tani nė formė katėrkendėshe e mė rrallė trekėndėshe. Tirazhi i emisionit ėshtė: 8000 seri dhe 2000 buklete. Vlerat e tij kompletohen edhe me njė Zarf FDC, vulosur me vulė speciale tė Postės Shqiptare, ku konturohet bukur stema e Kastriotėve me shqiponjėn dykrenare dhe yllin me gjashtė cepa mbi tė.

    Pasi bėn kėtė “udhėtim” nė historinė e filatelisė shqiptare, i pari pėrfundim qė tė vjen nė mendje ėshtė: figura e Skėnderbeut zė njė vend tė rėndėsishėm nė tė dhe ėshtė pasqyruar gjerėsisht, siē e meriton. Megjithatė tematika pėr Skėnderbeun dhe epokėn e tij kurrsesi nuk mund tė konsiderohet e shterur plotėsisht. Nė vitet e ardhshme, nė raste pėrvjetorėsh ose jo, pėrsėri filatelia jonė do t’i drejtohet kėsaj tematike dhe do tė shtojė gamėn e pullave me tė, duke i bėrė ato pėrherė e mė tė bukura dhe koleksionin filatelik pėr Skėnderbeun gjithnjė e mė tė kėrkuar brenda e jashtė vendit.

    (Kumtesė e mbajtur mė 09.04.2005 nė Zagreb tė Kroacisė, nė Simpoziumin pėr 600-vjetorin e Skėnderbeut dhe e botuar ne nje liber ku u permblodhen te gjitha kumtesat e ketij Simpoziumi ) dhe qe u paraqit per ne faqe nga z. Sokrat Bozo.


    25 Janar 2008





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=13