PAS NJĖ DĖSHMIE TĖ SHERIF MERDANIT


Data: Thursday, 06 March @ 18:29:25 PST
Argumenti: Alb Letters


    Albanian

    Korrespondenca nga burgu

    z. Thimi NIKA

    Nė filatelinė shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe deri nė vitin 1990 paraqet interes tė veēantė edhe historia postare e burgjeve politike. Por ēfarė dhe sa dimė pėr tė? Shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak. Pse? Pėr korrespondencėn nga burgjet famėkėqija tė shtetit diktatorial nuk ėshtė shkruar thuajse fare. Ndoshta nga qė personat e interesuar pėr fushėn e filatelisė kėtė realitet nuk e njohin, ose nuk kanė dashur ta njohin.



    Nisur nga qėllimi pėr tė sjellė qoftė edhe njė informacion pa mėtime tė mėdha dhe pėr tė nxitur ndoshta edhe ndonjė debat publik nė faqet e revistės “Koleksionisti”, vendosa tė bėj hapin e parė nė kėtė drejtim, nisur edhe nga disa dėshmi tė drejtpėrdrejta tė tre ish-tė dėnuarve politikė Sherif Merdani, (kėngėtar i njohur, aktualisht koleg pune dhe nė njėjtėn zyrė me autorin e shkrimit), Gjergj Titani, ish-ushtarak dhe Daut Gumeni, ish-mėsues e diplomat, tė cilėt, nė njė farė mėnyre, janė bashkėautorė tė shkrimit dhe gjej rastin t’i falenderoj pėrzemėrsisht si pėr evidentimin deri nė detaje tė tė gjithė praktikės, ashtu dhe pėr mirėsinė e bujarinė qė treguar, duke mė vėnė nė dispozicion njė sėrė materialesh filatelike, zarfa e telegrame, dėrguar nga ata vetė ose nga tė afėrt e familjarė tė tyre nga ose me destinacion burgjet famėkėqij tė Burrelit, Spaēit, Qafė Barit etj.

    Fillimisht po i referohem njė dėshmie pėr korrespondencėn nga burgu, qė ma ka dhėnė me shkrim shumė vite mė parė ish-i dėnuari politik Sherif Merdani, i cili ka qendruar plot 16 vjet nė burg me akuzėn qesharake “Agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor”:

    “Po pėrpiqem, shkruan ai, tė formuloj kėtė dėshmi mbi njė dukuri tė pėrjetuar gjatė 16 viteve tė burgut, pikėrisht nė periudhėn qershor 1973-korrik 1989. Ėshtė fjala pėr korrespondencėn personale me familjen dhe rregullat strikte tė njė censure tė pashembullt, qė ekzistonin nė atė kohė ndaj kėsaj dukurie. Konkretisht:

    Ēdo i dėnuar mund tė dėrgonte nė familje, dhe vetėm nė familjen e tij, jo mė shumė se dy letra nė muaj. Letra duhej tė pėrmblidhej nė dy faqe fletoreje tė thjeshtė dhe detyrimisht tė trajtonte vetėm probleme familjare e personale tė shėndetit, gėzimeve, fatkeqėsive, duke pėrmendur nė to vetėm emrat e njerėzve tė familjes qė mbanin tė njėjtin mbiemėr me autorin e letrės. Nė korrespondencė ishte krejtėsisht e ndaluar pėrmendja e fenomeneve dhe figurave politike tė kohės, bėrja e analizave politike apo aludimeve tė ndryshme. Gjuha e pėrdorur duhej tė ishte e thjeshtė, me fraza tė kuptueshme nė dialektin toskėrisht, pa pėrdorur asnjė fjalė nė gjuhė tė huaja.

    Kėto rregulla ishin tė njėjta si pėr tė dėnuarin politik ashtu dhe pėr familjarėt e tij, tė cilėt, ndryshe nga tė dėnuarit, lejoheshin tė shkruanin diēka mė tepėr nga norma, por detyrimisht me pėrmbajtje plotėsisht familjare. Aq monotone, madje e njohur apiori ishte pėrmbajtja e kėtyre letrave sa shpesh herė tė dėnuarit guxonin tė bėnin edhe humor: “ Ta shohim njėherė letrėn nė rreshtat e fundit, nėse prindėrit apo familjarėt e tjerė na kanė kujtuar me ndonjė 1000 lekėsh tė vjetėr pėr ushqime, pastaj e lexojmė nga fillimi”. Besoj se nė kėtė dėshmi, shprehja mė e saktė, qė do tė mund tė karakterizonte mohimin e tė drejtave njerėzore, brenda limiteve tė njė censure ēnjerėzore, do tė ishte “NO COMENT !”

    Praktikisht, pėr tė dėrguar njė letėr, vazhdon dėshmia e z. Merdani, vepronim nė kėtė mėnyrė: pasi plotėsoheshin dy faqet e lejuara, letrėn e futnim nė nje zarf tė thjeshtė dhe tė hapur. Pullėn, qė e vendosnim nė pjesėn e pėrparme tė zarfit, e ngjitnim vetėm nė njerin prej cepave tė saj, nė mėnyrė qė “operativi” ose “komisari” i burgut tė mund tė kontrollonte hapėsirėn e vogėl tė zarfit qė do tė zinte pulla, pėr tė parė nėse aty ishte shkruar ndonjė frazė “armiqėsore” ose “informative”.

    Po kėshtu letrat qė vinin nga familjarėt nė adresė tė tė dėnuarit politik, na dorėzoheshin tė hapura, pra tė kontrolluara dhe shpesh herė me fraza tė tėra tė fshira me bojė tė padukshme. Nuk mungonin rastet kur, pėr “shkelje” tė tilla, i burgosuri ndėshkohej me ndalim tė korrespondencės familjare pėr njė periudhė nga 3-6 muaj.

    Gjithsesi, edhe brenda hapėsirės sė kėsaj censure, letra dhe nėpėrmjet saj, korrespondenca mjerane e pėrshkruar mė lart, ishte njė ngushėllim dhe njė ushqim shpirtėror pėr tė dėnuarit politikė, tė cilėt, pėr kėtė dukuri, shpreheshin: “Njė letėr nga familja na dhuron njė muaj jetė”.”

    Kėtė dėshmi tė z. Sherif Merdani e riprodhuam tė plotė, sepse pak a shumė nė tė sintetizohen edhe rrėfimet e dy ish-tė burgosurve tė tjerė, zz. Daut Gumeni dhe Gjergj Titani. Kushdo qė njihet me to nuk mund tė mos nxjerrė disa pėrfundime:

    Sė pari, korrespondenca nga burgu apo e destinuar pėr ata qė gjendeshin brenda mureve tė tij censurohej plotėsisht dhe hapur, ndonėse fshehtėsia e korrespondencės shpallej si njė e drejtė kushtetuese;

    Sė dyti, realizimi i censurės nga nėpunėsit e ngarkuar enkas me kėtė detyrė bėhej nėpėrmjet njė rregulloreje qė kishte tė kodifikuar ēdo detaj, duke filluar nga numri tejet i kufizuar i personave kujt lejohej t“i shkruaje, pėrcaktimi i dy faqeve qė mund tė shkruaje e deri se kush kishte tė drejtė tė vendoste pullėn e tė mbyllte zarfin. Kėtė rregullore ēdo i burgosur e mėsonte menjėherė sapo bėhej pjesė e komunitetit tė burgut dhe ishte i detyruar ta zbatonte deri ditėn qė kryente dėnimin;

    Sė treti, shkelja mė e vogėl e ēdo rregulli pėrdorej edhe si masė ndėshkimi. Kur adminstrata e burgut gjykonte se ishte shkelur rregullorja, ajo arbitrarisht mund tė vendoste tė mos e njoftonte fare tė dėnuarin pėr letrat qė i kishin ardhur nga familjarėt apo tė afėrmit, ose mund t“ia jepte nė njė kohė qė s“i duheshin mė, pasi atyre qė shkruheshin nė to u kishte humbur aktualiteti;

    Sė katėrti, pėrgjithėsisht letrat qė u dėrgoheshin tė dėnuarve, pėrveē se hapeshin, lexoheshin apo u fshiheshin me bojė speciale fraza tė tėra, u shqiteshin pullat nga zarfat, pėr tė parė se mos kishte tė shkruar poshtė tyre gjėra qėllimkėqija, qė synonin t“u fshiheshin censurės. Rrallė ndonjė letėr e tillė shpėtonte pa hequr pullėn nga zarfi.

    Natyrisht, nė kufijtė e njė shkrimi, sado i gjatė qoftė ai, nuk mund tė shterret kurrsesi tėrė problematika qė rrok tema e korrespondencės nga burgu. Por, pėr ta bėrė sa mė tė prekshme atė, nga fondi i kėsaj korrespondence, qė autori i shkrimit e ruan me fanatizėm nė koleksionin e tij, po sjellim disa ilustrime.

    Tri zarfat e parė janė dėrguar nga ish-i dėnuari politik Sherif Merdani, nga burgjet e Burrelit, Spaēit e Qafė Barit, nė adresė tė tė atit, Qemalit dhe tė vėllait, Meleqit nė fshatin Shtyllė tė Korēės, ku ata u internuan familjarisht pas dėnimit tė Sherifit.

    Ky zarf mban si datė nisjeje nga burgu i Burrelit, ose siē ishe i detyruar ta shkruaje mbi zarf “Reparti 321, Burrel’’, 28 nėntorin 1978. Ai ka pėrshkuar kėtė rrugė: mė 29 nėntor 1978 mbėrrin nė Tiranė, mė 30 nėntor 1978 nė Korēė dhe, mė 1 dhjetor 1978, nė Vithkuq. Prej aty nuk dihet se kur i ka rėnė nė dorė babait tė Sherift nė fshatin Shtyllė.

    Burgu i Spaēit nė Mirditė kishte si adresė “Reparti 303, Spaē’’. Pikėrisht nga ky burg ėshtė nisur ky zarf mė 27 shtator 1983. Tė nesėrmen ka marrė vulėn e Postės nė Rrėshen, mė 30 shtator 1983 ka shkuar nė Korēė dhe prej aty nė Vithkuq e pastaj nė Shtyllė.

    Zarfi i tretė ka si adresė nisjeje burgun e Qafė Barit, ose siē njihej ndryshe “Reparti 311, Qafė Bari, Fushė Arrėz’’. Ai ka marrė vulė nė Tuē, nė Tiranė dhe nė Vithkuq, ku ka mbėrritur mė 8.10.1983

    Zarfi i mėposhtėm ėshtė nisur nga Fieri, mė 25 janar 1983, nė adresė tė ish-tė dėnuarit politik, z. Daut Gumeni, nė burgun e Burrelit. Ky ėshtė nga tė rrallėt zarfa adresuar nė burg qė ka shpėtuar pa iu hequr pulla. Ai ka mbėrritur nė burgun e Burrelit tė nesėrmen, ēka vėrtetohet nga data nė vulėn e Postės sė Burrelit dhe i ėshtė dorėzuar z.Gumeni dy ditė mė vonė, mė 28 janar 1983, siē konfirmohet me shkrimin dhe firmėn e tij: “marrė mė 28.I.1983’’.

    Korrespondenca qė vijon ka pėr autor ish-tė dėnuarin tjetėr nė burgun e Burrelit, z. Gjergj Titani. Ajo pėrbėhet nga njė zarf, njė kartolinė, njė telegram dhe njė telegram me pėrgjigje. Nuk po bėjmė asnjė koment rreth tyre, pėr ta bėrė vetė lexuesi.

    06 Mars 2008

    Dergoji per "Koleksionistin Shqiptar" - z. Sokrat Bozo





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=15