KOLE GJINAJ - Pjesa I


Data: Tuesday, 01 April @ 18:46:48 PDT
Argumenti: Albanian Collection


    Albanian

    HISTORIA E FILATELISE SHQIPTARE
    (Botim i Muzeut historik te Shkodres) SHKODER,1996

    z. Gjush Daragjati

    Parathenie

    Muzeu historik i Shkodres duke vlersuar zhvillimin e filatelise ne vendin tone,mori persiper botimin e vepres
    “Historia e filatelise shqiptare” 1 te Z.Kole Gjinaj.
    Familja Gjinaj (Xhuxha) eshte marre me filateli qe ne shekullin e kaluar.Koleksionet e saj njihen ngado.Po keshtu edhe me numizmatike.

    Ne vitin 1947,Kole Gjinaj,se bashku me te nenshkruarin dhe disa filateliste te tjere,themeluan Shoqaten e filatelisteve te qytetit,te cilen sot e drejton.

    Nepermjet artikullit “Shkodra permes filatelise”,ne bashkeautoresi me Z.Sh.Osmani,hodhi hapin e pare ne shtypin filatelik.

    Pjekuria e gjithaneshme filatelike i dha guximin qe te hartonte vepren e plote”Historia e filatelise shqiptare”.Per kete qellim shfrytezoi Arkivin e Shtetit,Drejtorine e pergjithshme te PT e sidomos koleksionet e pasura te filatelisteve te shquar,ku vecohet ai i Dr.Stilian Nosit etj.Nuk i munguan dhe artikujt e shumte te Z.Pashko Prendushi e te shume filatelisteve te tjere ,vendas ose te huaj,duke mbajtur gjithhere qendrim kritik ndaj tyre.

    Vepra “Historia e filatelise shqiptare”(e ndare ne gjashte pjese)hapet me historine e transportit postar,per te vazhduar me tej me vulat e pullat turke,me emisionet e Levantit,me ato italiane,austriake,me prekursoret e filatelise shqiptare.Te thelluara e te dokumentuara jane emisionet postare te viteve pas shpalljes se Shqiperise si shtet i pavarur si dhe pullat krahinore(te Vlores,te Dibres,te Elbasanit,Shqiperise se Mesme,Tepelenes,Mirdites,Krahines autonome te Korces etj).Per shkaqe historikisht te shpjegueshme ne 15 emisionet e nxjerra ne vitet 1925-1939,fare pak ka ngjarje te shenuara,figura te shquara,pejsazhe shqiptare.Edhe trajtimi i 10 serive te emetuara gjate pushtimit Italian e gjerman,eshte ne nivel shkencor.Cdo periudhe a emisioni i paraprin nje hyrje mbi gjendjen politiko –shoqerore te vendit,si dhe kur e ku u shtypen serite e pullat e vecante.

    Pas luftes se dyte Boterore ne krahasim me periudhat e me pareshme ,pati me shume emetime pullash postare.Keshtu deri me 1960,cdo vit u emetuan 4-7 seri,kurse pas kesaj kohe e deri me sot,deri 13-15 te tilla.Kuptohet qe permbajtja e tyre i pergjigjet kornizes ideologjike te kohes.

    Kjo veper ishte gati per botim qe ne vitin 1973,por per shkaqe te ndryshme nuk u botua.Fatmiresisht sot ajo paraqitet e ripunuar.

    Autori eshte i njohur edhe per broshuren (doreshkrim)”Njohuri te pergjithshme per filateline”,nderkohe qe ka ushqyer shtypin filatelik me 35 artikuj.Eshte paraqitur ne 19 ekspozita filatelike dhe kumtesat e pergatitura ne 8 sesionet shkencore,jane vecuar per mendimin shkencor.

    Koleksioni i tij permban gati te gjitha pullat shqiptare ,te vulosura ose jo.Shquhet sidomos per emisionin e trete te Qeverise se Vlores,qe permbledh 250 diferente me syrsazhet me 4 ngjyra e nuancat e tyre e mbi te gjitha me 50 piastrin e famshem.Edhe koleksioni i kartepostareve eshte shume i pasur .

    Autori vazhdon te koleksionoje me sukses dhe ka lidhje me shume klube filatelike te Frances,Italise,Vatikanit,San Marinos etj.ku eshte anetar.Edhe rrethi i filatelisteve te shquar ,Brenda e jashte vendit,me te cilet mban korespondence eshte i gjere.

    Me kete veprimtari te gjere,e sidomos me vepren “Historia e filatelise shqiptare”,autori afirmohet si filatelist i shquar,duke e cuar me tej shkencen filatelike shqiptare..

    Vepra ,ne kushtet qe punoi autori,ka dimensionet e pergjithesimit shkencor,mjeshterine e analizes,studimin e dokumentave historiko-filatelike te njohura deri me sot.

    Daktilografoi nga origjinali z.Sokrat Bozo - Drejtor Ekzekutiv i Koleksionistit Shqiptar" http://collectionist.tanmarket.com


    01 Prill 2008





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL për këtë lajm është:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=18