HISTORIA E TRANSPORTIT POSTAR


Data: Sunday, 18 May @ 17:41:10 PDT
Argumenti: Albanian Collection


    Albanian

    KOLE GJINAJ

    Historia e filatelise shqiptare
    Qe ne kohet e vjetra ishte ndjere nevoja per te siguruar lidhje me mesazhe te shkruara nepermjet qendrave apo vendeve te ndryshme .Kinezet,egjiptianet,perset,greket,romaket kishin realizuar kete project duke transmetuar te dhena nepermjet koriereve (kryesisht kjo kryhej nga stafeta kembesoresh).

    Per here te pare korieret me kuaj ,u perdoren ne kohen e Siriusit te Madh ne Persi ne vitin 550 p.Kr.Megjithate te parin sherbim te vazhdueshem me koriere e krijuan romaket,gje shume e nevojshme per te mbuluar teritorin e tyre te gjere.Korieri zyrtar(“cursus publicus”),pergjithesisht transportohej me qerre te renda me 4 rrota,terhequr nga 2,3 apo 4 kuaj.Per te kryer transportime te shpejta ,perdorej gjithashtu nje qerre me dy rrota(“cisia”),qe mund te mbante 2 njerez dhe disa bagazhe te lehta.Sipas Ciceronit ,kjo qerre pershkonte nje rruge prej 80 km brenda 10 oresh.Me qellim qe ky sherbim te kryhej sa me mire ,romaket,ne intervale te regullta ,paten ndertuar pika qendrimi per nderimin e koriereve dhe te kuajve.

    Me renien e Perandorise Romake ,qerrja e humbi rendesine e vet,kurse shkaterimi i rrugeve ,solli si pasoje renien e ndjeshme te komunikimeve.

    Ne kohen e mbreterimit te Karlit te Madh ,vetem 3 rruge postare rriheshin regullisht nga korieret duke u nisur nga Franca ne drejtim te Italise ,Spanjes dhe Gjermanise,dhe kjo deri ne renien edhe te kesaj perandorie.

    Qe nga kjo kohe ,per shume shekuj me rradhe,pati vetem koriere te vecante ne sherbim te fisnikeve a njerezve te tjere te rendesishem.Keshtu kleri pati ndertuar sistemin e vet te brendshem postar,detyre qe kryhej nga murgjit kembesore.

    Ngritja e universiteteve,mbajtja e korespondences ne mes tyre si dhe ajo e studenteve me familjet,bene te nevojshem caktimin e koriereve te posacem.Ne Universitetin e Parisit,sherbimi postar u fuqizua aq shume ,sa mori persiper gjithe korespondencen publike.Ne krahinen e Flandres,qene barinjte e saj ,qe gjate shpernguljes se tyre me bageti,kryenin kete lloj sherbimi.

    Sherbimi i mirefillte postar u krijua ne qendrat e medha te Europes ne fillim te shekullit XV si domosdoshmeri e mbajtjes se maredhenieve tregtare ,qe u zgjeruan se tepermi ne ate kohe nepermjet shteteve te medha te kontinentit.Per vijimin sa me te shpejte te nje korespondence gjithnje e ne rritje,shume qytete kishin korieret e tyre qe paguheshin nga keshillat bashkiake.Ne fund te ketij shekulli ,kryeqyteti belg,Brukseli,u be nyja lidhese e gjithe sistemit postar nderkombetar.Perandori i Austrise,Maksimilian,qe deshironte te kishte lidhje te vazhdueshme me te birin e tij ,Filipin,shtoi nje degezim ne drejtim te Milanos,i cili me vone u pasua me rruge postare qe kalonin nga Franca ne drejtim te Spanjes.Krahas zhvillimit te sherbimit postar u rriten perpjekjet per perqendrimin e tij ne nje dore te vetme dhe kete e ariten princat de Tur e Taksis.Ata kishin mendimin ,qe korieret e qyteteve ishin rivalet e tyre te medhenj dhe bene te gjithe perpjekjet per t’i penguar,sidomos per shperndarjen e korespondences nderkombetare.Puna organizative dhe veprimet e kesaj familjeje ,qe siguroi monopolin mbi sherbimet postare ,u vleresuan shume nga perdoruesit e sherbimit postar dhe paten sukses te madh ne Hollande.Gjate Revolucionit francez,familja de Taksis e humbi kete monopol,(1793)dhe perpjekja qe beri per ta rifilluar me 1814 ,deshtoi.Modernizimi i shteteve europiane solli ndryshime edhe ne fushen e sherbimeve postare,te cilat u shfaqen me kalimin e tyre ne vartesi te shtetit.

    U futen ne perdorim mjete te avancuara.Pasi u perdor nga romaket per shume kohe qerrja me dy rrota,”cisia”,ne mesjete ajo u largua krejtesisht nga sherbimi postar.Ne shekujt XVI-XVII u futen ne perdorim karrocat ,te cilat paten nje perhapje te madhe sidomos ne kohen e sundimit te mbreteit Luigji XIII si dhe shtrirja e permiresimi i rrjetit rrugor ,ne kohen e Luigjit XIV.Ne kohen e ketij te fundit,mesi i shek.XVI,u fut ne perdorim karroca e postes e quajtur diligjence.Ajo ,pervec kolive postare ,merrte edhe disa udhetare dhe nje sasi bagazhesh.Sherbimi me diligjenca u perhaps edhe ne Gjermani e Angli.Megjithate ,edhe ky sherbim kishte te metat e veta,pasi udhetimi ishte i ngadalshem dhe jo i rehatshem,pa llogaritur vonesat e rreziqet gjate rruges.Nje reforme e drejtuar nga ministri francez Tyrgo(1775),pervec anes organizative ,u shoqerua edhe me modernizimin e karocave te postes.Karrocat e reja ,te quajtura tyrgontina,u bene mjetet me te perdorshme.Sherbimi postar u zgjerua me shume,sidomos gjate shekullit XIX.Gjate rrugeve te kalimit u ndertuan pika nderrimi per kuajt e korieret,si dhe shume hotele dhe hane.U riorganizua edhe sistemi i pageses.Deri ne fillim te shekullit XIX,pagesa per transportin e korespondences nuk behej si sot,nga derguesi,por nga marresi i saj,kurse cmimi nuk varej nga pesha e letres,a e kolise,por nga distance qe kishte pershkuar.Kjo e fundit .shpesh here sillte mosmarveshje,pasi shpesh here ,kur distance ishte e gjate dhe cmimi i larte ,marresi refuzonte terheqjen e saj.Mbas disa perpjekjeve te bera nga disa shtete,Mbreterija e Sardenjes,ne vitin 1818,krijoi nje vule speciale qe shtypej mbi nje leter te filigramuar.Vula paraqiste nje kale ne vrapim dhe nje kalores qe i binte burise ,si symbol te nderlidhjes.U pergatiten 3 lloje vulash ,sipas vlerave (tarifave)postare.Keto letra shiteshin ne sportelet e zyrave postare (te palosura ,nga qe akoma nuk njihej zarfi)Vulat e stampuara ne to njihen si pararendeset e pullave te mirfillte postare.

    Pulla postare u vu ne perdorim per here te pare ne Angli dhe mori shkas nga nje ngjarje e zakonshme ne marredheniet postare te asaj kohe.Drejtori i postave angleze ,Ronald Hilli,gjate nje inspektimi u be deshmitar i nje ngjarje te papritur:nje postjer i dha nje leter nje vajze,e cila,ne vend qe te paguante detyrimin e duhur,pasi e shikoi me kujdes zarfin,ia ktheu postjerit me shpjegimin se nuk kishte te hollat e duhura.Rolandi ,i prekur nga kjo ,e pagoi vete postjerin dhe i dorezoi vajzes zarfin .Pasi postjeri u largua,vajza e falenderoi bamiresin dhe ne mes te tjerave i tregoi ,se zarfi brenda kishte nje leter te bardhe dhe se te gjitha lajmet ajo i kishte te shenuara siper tij me shenja konvencionale.

    Mbas kthimit ne Londer ,Roland Hilli,propozoi masa te reja per te menjanuar ngjarje te tilla.Menjehere u be unifikimi i tarifes postare per te gjithe teritorin e shtetit me shtesa proporcionale mbi peshen e letrave.Taksat perkatese u zbriten ne vleren 1 peni ,pagesa e te cilit do te behej detyrimisht para nisjes se letres me blerjen e nje pulle postare dhe ngjitjen e saj ne zarf.Kjo ngjau me 6 maj 1840.Pulla paraqiste nje vizatim te Mbretereshes Viktoria.Po ate dite u vu ne qarkullim edhe nje emission tjeter pulle me vlere 2 peni.Keshtu lindi peni i zi dhe peni blu.Keto pulla u shtypen me tabak nga 240 cope dhe ishin te pa dhembezuara.Pas tre vitesh ,(1843),pulla postare u vu ne qarkullim ne Brazil dhe ne kantonet e Zurihut e te Gjeneves te Zvicres,per te vazhduar me perhapjen e saj ne Austri,Lombardi e Venedik(1850),ne Mbreterine e Sardenjes dhe ne Dukatin e Toskanes(1851) e keshtu me radhe.

    Pullat e pare ne Turqi linden me 1859,por vetem me 1863 doli ne qarkullim emisioni i pare i vlefshem per te gjitha zyrat postare te kesaj perandorie.

    Postat turke kane funksionuar ne Shqiperi me pare se te emetoheshin pullat postare.Ne qytetin e Shkodres ,ne vitin 1848 ishte hapur nje zyre postare,qe perdorte nje vule me numurin 1269,qe i korespondon vitit 1849.Zyra te tilla u hapen me vone edhe ne Gjirokaster (1866)e Korce(1890).

    Me interes eshte te dihet se si u organizua rrjeti postar ne shkalle boterore dhe si u arrit qe postat te punojne kurdohere,ne kohe lufte dhe paqe,pa nderprerje,duke permbushur detyren fisnike per percjelljen ne destinacion te korespondences.

    Pas shpikjes se pulles postare nga Roland Hilli dhe me permiresimin e mjeteve te komunikacionit te shumellojshem dhe te shpejte,u be i domosdoshem unifikimi i tarifave postare dhe i normave perkatese te trafikut postar nderkombetar.

    Danezi Nikekman,ne vitin 1859,paraqiti nje project per zgjidhjen e ketyre problemeve,por administrat postare te shteteve te ndryshme nuk u interesuan fare per te.

    Pas disa vitesh ,Drejtori i Pergjithshemnm i Postave Amerikane ,paraqiti nje tjeter project,pas shqyrtimit te te cilit u vendos te mbahej ne Paris nje conference nderkombetare ,e cila u zhvillua prej dt.11 maj deri me 8 qershor 1863.Konferenca u mbajt me qellim qe te rregulloheshin shkembimet dhe dergesat postare ndermjet shteteve te ndryshme.Perfaqesuesit e 13 shteteve,ne “Hotel des Postes”hodhen bazat per krijimin e Bashkimit Postar te Perbotshem,qe u realizua me vone.

    Me inisiativen e administrates postare gjermane u caktua qe te mbahej nje mbledhje tjeter e ketij niveli.Nga 15 shtator deri me 5 tetor 1873,perfaqsuesit e 22 shteteve ,mbajten Kongresin e Bernes,vendimet e te cilit hyne ne fuqi me 1 korik 1875.Qe nga ajo kohe ,ne kete qytet ndodhet Byroja Nderkombetare e U.P.S-se ,qe sot eshte nje organizim i specializuar e varet direct nga OKB.Emri i Henrik fon Stefanit,ka mbetur ne historine postare si emri i organizatorit te ketij kongresi.

    Konventa e miratuar ne Berne ,pesoi ndryshime ne kongreset e me vonshme ,qe u zhvilluan ne vende te ndryshme te botes.Sot jane bere antare te Bashkimit Postar te Perbotshem,shumica e shteteve,nder ta dhe Shqiperia.Qeveria e perkohshme e Vlores ,qe me daten 7 korik 1913,beri kerkese per t’u pranuar ne kete organizim,gje qe u realizua ne tetor te vitit 1922.

    Kalimthi u shkrua per sherbimet ,pasi eshte e pamundur te studiosh filateline ,duke e mare ate te shkeputur nga keto sherbime postare.

    Daktilografoi nga origjinali z.Sokrat Bozo - Drejtor Ekzekutiv i Koleksionistit Shqiptar" http://collectionist.tanmarket.com


    18 Maj 2008





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=20