Federata e Koleksionisteve: ANALIZE E PUNES DHE ZGJEDHJE TE REJA


Data: Monday, 19 October @ 05:47:00 PDT
Argumenti: Albanian Collection


    Albanian

    Nga veprimtaria e Federates se Koleksionisteve Shqiptare.

    Revista del dy here ne vit/Twice a year. Adresa:Bulevardi "ZOGU I-re",Pallati 62/1,TIRANA-ALBANIA
    Tel./FAX.+35542269433
    E-Mail: thiminika@hotmail.com
    REDAKSIA/EDITORIAL STAF
    Kryeredaktor- THIMI NIKA
    ARTAN LAME
    KRISTAQ JORGJI
    Korrespondent-Correspondent
    Edmond BUDO
    Ekonomist -Economist

    Dergoi per botim z.Sokrat Bozo Drejtor ekzekutiv i « KOLEKSIONISTIT SHQIPTAR »

    U zhvillua ne sallen e Galerise Kombetare te Arteve Figurative analiza vjetore e Federates se Koleksionisteve Shqiptare,shoqate nder me te vjetrat ne Shqiperi,e cila bashkon rreth saj nje shumellojshmeri koleksionistesh te shquar te pulles postare,te monedhave e kartmonedhave,te librit dhe veprave te artit,me nje anetaresi qe perbehet ne shumice nga intelektuale te fushave e profesioneve te ndryshme ,si inxhiniere ,juriste,mesues e profesore,ushtarake e artiste ,etj.

    Ne fjalen e tij ,kryetari ,z.Artan Lame,beri nje pershkrim te veprimtarise se Federates ,arritjeve e mangesive dhe detyrave qe dalin per te ardhmen.U vu ne dukje pjesemarrja e filatelisteve shqiptare ,gjate vitit2008,ne ekspozitat nderkombetare te Bukureshtit,Stambollit,TelAvivit e Cetinjes.

    Edhe nje here ne keto pjesmarrje nderkombetare ,u vrejt se filatelia Shqiptare eshte ngritur ne nivel cilesor te krahasueshem me vendet me me tradite ne Europe.U fituan medalje « Argjend i Madh » nga Vasil Xhitomi, »Argjend » nga Ferik Ferra e Niko Xhara dhe « Bronx-Argjend » nga Thimi Nika e Kristaq Jorgji.

    Nderkohe ,anetaresia u vu ne dijeni se per vitin 2009,Kryesia e Federates ka vendosur filatelistet qe do marrin pjese me koleksionet e tyre ne Ekspoziten Boterore te Filatelise ne Kine dhe Ekspoziten Europiane ne Bullgari.

    Me nje anetaresi gjithnje ne rritje ,gjate debatit,u theksua se Fedetata e Koleksionisteve ,ndersa merr pjese ne veprimtari nderkombetare ,nuk ka mundesi qe te organizoje te tilla ne Shqiperi,qofte edhe Ballkanike ,sepse i mungojne mjetet financiare,baza materiale,stendat e ekspozimit,mbeshtetja,perkrahja dhe interesimi nga institucionet shteterore,si Ministria e Turizmit,Kultures,Riniste e Sporteve dhe Posta Shqiptare.

    Asnje shoqate me anetaresi ,si kjo e jona ,qofte ne Europe apo e marre si shembull nga vendet e rajonit,nuk ka mjetet financiare per te bere ekspozime kombetare e nderkombetare,por i zhvillon ato sepse mbeshtetet me mjete nga shteti,nderkohe qe veprimtarija zhvillohet nen kujdestarine e Presidentit te vendit.

    Ende me shume ,gjendjen dhe jeten aktive te Federates e ka nderlikuar shtesa ne ligjin per « Shoqatat me anetaresi »,qe e detyron te sillet si person juridik,me detyrime fiskale e ato te sigurimeve shoqerore.

    Ne kuadrin e ndryshimeve te reja ligjore qe u diktohen shoqatave ,Asambleja propozoi dhe miratoi permiresime ne nene te statutit,me te cilen organizohet e drejtohet jeta e veprimtaria e Federates se Koleksionisteve Shqiptare.Asambleja zhvilloi zgjedhjet e organeve te saj drejtuese.Per drejtimin e Federates ne periudhen e ardhshme kater vjecare ,u zgjodh nje kryesi e perbere nga Bajram Peci,Artan Lame,Niko Xharo,Thimi Nika,Edmond Budo,Kristaq Jorgji dhe Lorenc Kaculini.Kryetar u zgjodh z.Bajram Peci.
























    Daktilografoi sipas origjinalit te « KOLEKSIONISTI –THE COLLECTOR 16 Tetor 09 »z.Sokrat Bozo





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=25