SHTET, MOS TE HUMBTE PULLA !


Data: Wednesday, 27 June @ 20:19:26 PDT
Argumenti: Alb Letters


    Albanian

    Nuk mungojnė kurrė nė Shqipėri dėshmitė pėr tė kuptuar se shteti ynė ka njė histori kaq fort tė ēakėrdisur sa qė mund t’ia nisėsh portretizimin nga zyrat e gjendjes civile akoma me regjistra tė rrjepura, nga kadastrat ku ende gjen vetėm gjysmėn e dokumenteve pėr njė pronė reale dhe dhjetė pronarė tė mbivendosur mbi tė njėjtin truall.

    z.Ylli Polovina

    Pėr tė vizatuar tė djeshmen e shtetit tonė dhe pėr tė mos u ēuditur me tė sotmen mjafton tė shohėsh sa herė jemi djegur dhe rindėrtuar “me forcat tona”. Shtet, gjysmėshtet, ēerekshtet apo pashtet, tė gjitha hipotezat na shkojnė nė mendje kur kemi rastin ta shfletojmė historinė e tij nėntėdhjetė e pesė vjeēare.

    Nuk ėshtė se kjo gjė na dėshpėron aq shumė sa tė humbim besimin tek ai, veēse shqiptarėt duan Shtet.

    Por, duke qėnė se nė jetėn e pėrditshme prej pėrvojės qė ndeshin me autoritetin e shtetit tė tyre provojnė jo pak zhgėnjime, po pėrpiqemi ta kendvėshtrojmė atė dhe historinė e tij nga njė pikė qė ėshtė pothuaj e parrahur: nėpėrmjet pullave postare.


    00000000000000000000

    Zero! Tė gjithė e kemi dėgjuar kėtė fjalė. Nuk e kemi ndjerė nė formėn qė (pėr shembull) “shqiptari ėshtė njė zero”. Edhe kur kanė sajuar historinė se bredhim nėpėr male si bagėti apo paskemi qenė njerėz me bisht shpifėsit kurrė nuk shkuan gjer aq sa tė na pėrcaktonin se mendėrisht pėrfaqėsojmė njė zero. Mjafton tė shkėputėsh njė copė nga historia jonė, qoftė kjo edhe vetėm njė periudhė njėzetė e katėr orėshe, pėr tė pranuar se nuk ekziston mbi kėtė faqe bote asnjė shqiptar “zero”. Janė tė gjithė aq zhurrmėmėdhenj e poterexhinj, aq vitalė e vullkanikė sa qė mė e pakta pėrbėjnė shifra me pesė numra. Mirėpo ne, njerėzit me kaq shumė peshė individuale, kur ka qėnė puna pėr tė bėrė shtetin, e kemi nisur e rinisur atė nga zero. Madje jo pak prej krerėve tanė nėpėr histori nuk u ka shterrur pasioni qė kėtė shtet tė shqiptarėve ta deklaronin me kėnaqėsi si tė filluar nga zero. Kjo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė shprehur qartė atė qė kishin nė kaplloqen e tyre, pra qė shteti shqiptar e niste historinė vetėm kur ishin ata nė krye. Kėshtu shteti ynė nė tė vėrtetė pėrfundonte nė shtet tė disa individėve.

    Aq fort jemi mėsuar me kėtė gjendje sa qė nuk themi dot nė bisedat e lirshme “shteti shqiptar i viteve 1925-1939” apo “periudha e monarkisė“, por “koha e Ahmet Zogut”. Gjysmėshekullin 1944-1990 po ashtu fare pak e cilėsojmė diktaturė apo “regjimi komunist”. E emėrtojmė mė lehtėsisht si “koha e Enver Hoxhės”. Por le tė vijmė te “koha e pullės postare”. Kjo duhet tė jetė edhe koha e shtetit. Thimi Nika, njė nga filatelistėt mė tė mirė shqiptarė, thotė se pulla postare ėshtė dokument i mirėfilltė shtetėror. Nėse nuk ke shtet nuk nxjerr dot pullė. Nėse e ke kėtė shtet duhet patjetėr tė nxjerrėsh pulla. Madje me rregulla shumė tė forta pėr tematikėn e tyre, shpeshmėrinė e ēdo element tjetėr. Pyetjes se a keni pulla tė Kosovės koleksionisti i njohur i pėrgjigjet “po, veē pas vitit 1999”. Kjo do tė thotė se Kosova ka qėnė gjithēka, por shtet jo dhe se shtet ka nisur tė bėhet vetėm pas ndėrhyrjes sė armatosur tė NATO-s dhe tė luftės sė paepur tė UĒK-sė. Ndėrsa pulla e parė nė historinė e botės nuk ka nisur aspak me biografinė e shtetit tė parė, por vetėm nė vitin 1840, qė prej kėtij ēasti shteti dhe pulla u bėnė binjakė. Nuk mund tė ndodhte ndryshe edhe me Shqipėrinė, e cila u shpall shtet i mėvetėsishėm vetėm nė 28 nentor 1912. Mė pėrpara kishte qėnė juridikisht vetėm pjesė e njė shteti shumėkombėsh osman: Turqisė. Doemos edhe pullat e kėtij shteti perandorak vepronin nė hapėsirat e banuara nga shqiptarėt.

    Pulla tė tilla turke nė ditėn e 28 nentorit 1912 kishte plot nėpėr tė gjitha zyrat postare. Sipas rregullit, mė 29 nėntor e mė tej shėrbimet postare duhej tė kryheshin menjėherė me pulla qė identifikonin ekzistencėn e shtetit shqiptar, por dihet qė qeveria e Vlorės ishte akoma e vetshpallur dhe ende e panjohur nga autoritetet ndėrkombėtare apo fuqitė mė tė mėdha tė kohės. Ajo kontrollonte njė hapėsirė tė vogėl tė trojeve shqipfolėse dhe i ranė njėherėsh mbi kokė tė gjitha hallet e njė shteti tė brishtė e nė gojė tė fqinjėve dhembėskėrmitur. Sidoqoftė kjo qeveri e re dhe fillestare nė traditėn e saj njė gjė e dinte mirė: shteti katėr elementė i ka jetikė qė tė konsiderohet sadopak i tillė. Ai patjetėr duhet tė ketė ushtrinė, administratėn, bankėn dhe postat. Mungoi njė prej kėtyre katėr gjymtyrėve, shtet nuk ka mė. Nė kabinetin e parė qeverisės shqiptar kishte njė ministėr tė Postave. Ky ishte Lef Nosi. Mrekullisht Nosi ishte edhe njė filatelist, pra njė koleksionist pullash poste. Nėn kujdesin e zellin e tij, por edhe pėr nevojė tė shtetit tė ri, doli edhe pulla e parė shqiptare. Kjo ngjarje datohet 5 maj 1913. Pulla e re e shtetit tė ri ėshtė thjesht njė zarf i vulosur nė njerin skaj. Kjo vulė ka tė shkruar nė brendėsi “Ministeria e Post-Teleg e Telefonėvet” dhe nė qendėr njė shqytė.

    Nė mes tė shqytės gjendet njė shqiponjė dykrenore. Kushtonte njė grosh pulla e parė mbi zarf. Krahasuar me pullat turke, me tė cilat deri ato ēaste ishin mėsuar shqiptarėt, kėto zarfa me vulė ishin teknologjikisht njė kthim i madh mbrapa. Veē pėrbėnin njė hap tė dukshėm pėrpara, sepse dėshmonin vullnetin e qeverisė sė Ismail Qemalit dhe tė tė gjithė bashkėkombasve tė tij pėr tė ngritur shtetin e tyre tė pavarur. Ndoshta mospajtimin e gjatė me kėto pullė-vula ka patur shtysė ministri Lef Nosi qė brenda njė muaji bėri kėrcimin mė tė madh tė mundshėm pėr njė qeveri qė nuk gjente para tė mjaftueshme as pėr pesė-gjashtė ministrat e saj. Duke filluar nga qershori u hodhėn nė qarkullim njeri pas tjetrit edhe pesė emisione tė tjerė pullash. Ishte njė gjest i hovshėm dhe i gjallė, njė surprizė. Ndėrsa emisioni i parė dhe i dytė ishin zarfa me vulė sipėr, nė emisionin e tretė ministri Nosi grumbulloi tė gjitha pullat turke qė u gjetėn nė administratėn shqiptare dhe i mbishtypi. Kjo punė u bė me dorė. Mbishtypja nuk ishte tjetėr gjė veē mbi pullėn e myhyrin e sulltanit turk u vendos njė shqiponjė dykrenore dhe poshtė saj me harkore u shkrua fjala “Shqipėnia”.

    Kėtė ngjarje tė madhe e njofton gazeta zyrtare e qeverisė Qemali, “Pėrlindja e Shqipėrisė”. Viti 1913 nė historinė e Shqipėrisė njihet si Viti i Mbrapshtė, por nė biografinė e filatelisė shqiptare ėshtė disi e kundėrta. Fillon mėkembja. Kėto gjashtė emisione janė edhe ndėr mė tė kėrkuarat pėr koleksionistėt. Kjo ndodhi sepse drejt Shqipėrisė u nisėn pėr tė gjetur e grumbulluar pullėn e shtetit tė ri shqiptar shumė koleksionistė nga kontinenti. Filatelia nė fillim tė shekullit tė shkuar ishte njė hobi nė lulėzim. Nga kėta koleksionistė jo pak ishin matrapazė e thjesht tregėtarė pullash. Blinin e shitnin. Fatin e kėtyre spekulantėve e ndihu edhe papėrvoja e administratės sonė. Ajo ishte tepėr e re dhe bėnte gabime gjer edhe te mėnyra e mbishkrimit tė pullave. Flitet se kėtė kohė shumė prej tyre janė bėrė artificialisht tė rralla, sepse gabimet janė kryer edhe qėllimisht. Ndėrsa po afrohej viti 1914, saktėsisht nė 1 dhjetor 1913, nė emisionin e gjashtė tė kėtyre pullave tė mbishtypura, u shfaq portreti i parė i njė shqiptari. I pėrzgjedhuri i madh ishte Gjergj Kastriot Skenderbeu.


    00000000000000

    Shqipėria gjer nė vitin 1920 ishte dhe nuk ishte shtet. Nė fillim duhej bėrė, pastaj njohur nga Fuqitė e Mėdha dhe mė pas nga Lidhja e Kombeve. Qė nga fundviti 1912 Shqipėrisė i duhej tė bashkonte nė njė tė gjitha territoret e veta dhe, kur ia rrėmbyen gjysmėn, tė luftonte me thonj e dhembė tė ruante atė hapėsirė qė mundi tė mbronte. Kur fqinjėt edhe nė gjysmėn e mbetur sulmonin t’i merrnin dy tė tretat e territorit pėr ta katandisur minishtetin shqiptar nė njė brez tė hollė toke rreth e rrotull lumit Shkumbin, sėrish i duhej tė pėrgjakej pėr ekzistencėn e saj.

    E gjithė kjo dramė kombėtare gjendet e regjistruar nė historinė e pullave tė kėsaj kohe. Kjo do tė thotė se pėr filatelistėt pullat e kėsaj periudhe tė shtetit shqiptar gjenden mė shumė nė zonėn e Vlorės e tė Elbasanit, se Princ Vidi, qė erdhi nė mars 1914 dhe iku ne shtator tė po kėtij viti, e bėri njė pullė me portretin e tij, por nuk e gėzoi dot, sepse ajo u bė gati kur ai ishte larguar nga Shqipėria. Kėshtu nuk u vu nė qarkullim. Nė kėtė periudhė, veē pullave tė qeverisė qendrore, gjen edhe pullat e kryeministrit paralel Esat Pashė Toptani, tė shoqėruara me fjalėt “Qeveria e Shqipėnisė sė Mesme, Albanie Centrale”. Ato kanė pamje tė ndryshme nga vendi, madje edhe Taraboshin, sepse qeverinė e tij e quante tė Shqipėrisė sė Mesme, por synonte pushtetin pėr tė gjithė vendin. Kėto pulla esatpashiste kanė po ashtu edhe myhyrin e tij, veē ēuditėrisht asnjė portret tė vet. Nuk donte apo nuk mundi? Enigmė qė akoma nuk shpjegohet as nga historianėt dhe as nga filatelistėt. Ndėrkohė gjen kudo nė kėto vite pulla greke, italiane, serbe, austrohungareze. Koleksionisti Thimi Nika dėshmon se nė kėtė shtet, qė nga agresiviteti i shovinizmit tė fqinjėve nuk po mėkembej dot, gjen edhe disa pulla lokale.

    Tregon atė tė Beratit, tė cilėn e ka trashėguar nga i jati, Kostandini, gjithashtu edhe ai filatelist. Ka tė qytetit tė Shkodrės, pėr emetimin e tė cilave ka meritė Sadik Tirana, atė kohė drejtor poste. Gjen pulla lokale tė Vlorės, tė Korēės (meritė e Emin Cangonjit), tė zyrave tė financave tė Elbasanit e tė Durrėsit. Koleksionistėt ruajnė pulla lokale me emėrtimin Komisioni i Kontrollit, viti 1914. Gjen edhe katėr pulla tė Himarės ku njė shoven filohelen me emrin Spiro Milo ka shpėrndarė hijen e zymtė tė njė territori tė shkėputur nga Shqipėria. Edhe serbėt, me pushtimet e tyre tė shkurtėra, janė po aq agresivė sa edhe helenėt. Gjithēka nė pulla gjatė pushtimit tė tyre ėshtė shkruar nė serbisht, pėrfshi edhe fjalėn Tiranė. Portret kanė krajlin, mbretin e tyre tė veshur ushtarakisht. Kurse nė zonėn e Korēės francezėt janė shumė mė pak imponues. Edhe italianėt janė relativisht “tė butė” me ndonjė pullė qė u pėrdor mė sė shumti nė Sazan apo njė tjetėr e rrallė, qė ėshtė vulosur me tekstin Basa Navale di Valona.

    Filatelisti Nika shpjegon se pas vitit 1920 ka patur njė periudhė ngėrēi. Nuk kishte mė pulla. U prodhua njė e vogėl me portretin e Skenderbeut, e cila mė pas u mbishtyp. Pati edhe ndonjė emision tjetėr. Ishte koha kur pluralizmi shqiptar bėnte hapat e para, fillestar ishte edhe parlamenti. Gjer nė 1924 qeveritė e shtetit shqiptar tė pėrgjysmuar, siē dihet, binin si gjethe fiku. Pėr kėto kabinete qė ngriheshin nga poltronat ende pa u ulur, prodhimi i pullave ishte njė punė qė i takonte ndonjė planeti tjetėr. Kėshtu, edhe pse bėri revolucion me armė e ndenji nė pushtet pėr plot gjashtė muaj, Fan Noli nuk mundi dot tė prodhojė qoftė edhe njė pullė me portretin e tij. Qė nga dita e parė e shpalljes sė pavarėsimit e gjer sa do tė ulej nė postin e tė parit tė Shqipėrisė Ahmet Zogu pullat shqiptare do tė kishin vetėm njė portret: Skenderbeun. Ishte ai qė e kishte bekuar shtetin e porsadalė shqiptar. E kishte bėrė pėrpjekjen e parė vetė ai me Besėlidhjen e Lezhės qė mė 1444. Tani, pas pesė shekujve, kishte tė drejtė tė gėzonte ėndėrrėn e tij tė realizuar.


    00000000000000000

    Rikthimin nė pushtet Zogu e shpalli me njė pullė, nė tė cilėn shkruhej “Triumfi i Legalitetit 24 Dhetuer 1924”. Donte tė thoshte se bashkė me tė nė Shqipėri kishte mbėrritur edhe ligji. Kjo pullė ishte e mbishkruar mbi njė emision tė qeverisė sė dalė nga Kongresi i Lushnjės. Ishin shtatė pulla, thjesht me pamje nga vendi ynė. Mė pas Ahmet Zogu nxori emisionin tjetėr, tė cilėn e prezantoi me fjalėt “Republika Shqiptare”. Edhe kjo ishte e sursazhuar (mbishkruar). Mė vonė emisionet e pullave, tashmė dukshėm mė cilėsore, duke dėshmuar forcimin e shtetit, regjistrojnė tė gjithė biografinė personale tė njeriut tė fortė tė ardhur nga Mati. Nuk mungojnė as shpallja e mbretėrisė, as dhjetėvjetori i saj, as martesa me Geraldinėn. Sugjestionues ėshtė emisioni pėr 25 vjetorin e pavarėsisė. Gjer sa e shtrenguan tė ikte e linte pas vendin e tij, tashmė tė pushtuar nga fashistėt italianė, Ahmet Zogu prodhoi me bollėk pulla vetėm me njė portret: tė vetin. Me kėtė rast dėboi edhe pamjen e Gjergj Kastriotit. Gjatė qeverimit tė tij nuk u emetua asnjė pullė me portretin e heroit tonė kombėtar. Dukej Zogu e mbante veten pėr Skenderbe. Kulti i tij sundon tej pėr tej nė filatelinė e periudhės 1925-1939.


    000000000000000

    Dihet qė Lufta e Dytė Botėrore mundi fashizmin dhe pėrhapi komunizmin. Pesė vitet e periudhės sė pushtimit edhe nė Shqipėri dėshmojnė boshllėkun qė u hap si gropė e zezė pėr tė pėrpirė mė pas fatin e shqiptarėve. Musolinianėt mes tė tjerash prodhuan njė emision me katėrmbėdhjetė pulla, ku ishte edhe portreti i shtatshkurtėrit gjer nė xhuxhėri, Viktor Emanuelit. Ai ishte tashmė mbret i Italisė dhe i Shqipėrisė. Prandaj pati guximin tė rishfaqej nė prill 1942 me njė emision nė shtatė pulla. Gjermanėt, kur erdhėn, e panė tė udhės qė gjurmėn e tyre tė rendė tė pushtimit ta linin pikėrisht edhe mbi fytyrėn e mbretit-xhuxh Viktor. Mbishtypėn edhe mbi njė pullė tė tij datėn e ardhjes sė tyre: 14 shtator 1943. Ky emision pėrbėhet nga trembėdhjetė pulla. Gjatė pesė viteve tė pushtimit vijoi tradita e mohimit tė Gjergj Kastriotit. Kur komunistėt erdhėn nė pushtet heroi ynė mė i madh kombėtar mbushte njėzetė e pesė vite qė shpėrfillej hapur.

    Bolshevikėt, thuhet, se pullėn e parė e nxorėn me inicialet qė i kishin frymėzuar nė luftėn ēlirimtare: FVLP. Ngjarja datohet e shtatorit 1944, kur u ēlirua qyteti i Beratit dhe u shpall Qeveria Demokratike e Shqipėrisė. Kėto pulla janė tė rralla, dėshmohen si realitet deri edhe nga studjuesi i huaj mė i mirė i filatelisė shqiptare, britaniku Xhon Fips nė librin “Pullat dhe postat e Shqipėrisė dhe Epirit 1887-1945”. Megjithatė mendohet se kjo pullė ėshtė false. Pra, nuk ėshtė krijuar atė kohė, por shumė mė pas. Shenjė e sigurtė kjo se shqiptarėt kishin hyrė nė njė periudhė ku e vėrteta do ta ndjente veten pisk. Pulla e parė e vėrtetė e pas ēlirimit daton 10 janar 1945. Ishte mbishtypje e disa pullave tė njė emisioni tė pushtimit italian tė vitit 1940, ku kishte edhe pamje nga Shqipėria si dhe kostume kombėtare. Nė tridhjetė e pesė vitet e deriatėhershme shtet ēdo pėrmbysje shoqėrohej me mbishtypje. U mbishtyp pulla e perandorisė osmane pėr tė dėshmuar shtetin e ri tė pavarur shqiptar, u mbishtyp pulla e periudhės sė monarkisė shqiptare pėr tė bėrė tė ditur se na kishin pushtuar, u mbishtyp pulla e pushtimit fashist pėr tė shpallur pėrmbysjen e tretė: komunizmin. Gjer nė vitin 1948 shteti qė po totalitarizohej pati disa emisione, por mungojnė pullat me portretin e Enver Hoxhės dhe nuk ka asnjė jugosllave.

    Ndarja me Beogradin bėn qė, mė nė fund, kryekomunisti shqiptar Hoxha tė shfaqet edhe nė filateli. Pas dy pullave, njė pėr Reformėn Agrare dhe njė tjetėr me Vasil Shanton, ėshtė 10 korriku i vitit 1948, pesė vjetori i Ushtrisė, qė me njė pullė tė emetuar me kėtė rast e vendos Enver Hoxhėn jo nė plan tė parė, por nė sfond. I veēuar plotėsisht dhe nė plan tė parė Hoxha del mė 16 tetor 1949. Ėshtė njė pėrvjetor jo jubilar, tė cilit i kushtohet njė emision me tetė pulla me portretin e tij. Me sa duket ai nxiton tė pėrhapė sa mė shpejt rrjetėn hutuese tė kultit tė vet. Mė 1 mars 1951 rishfaqet Skenderbeu. Kishte munguar nė filatelinė e vendit tė tij pėr plot dyzetė e gjashtė vite. Qė nga 10 korriku 1948 e deri nė fund tė vitit 1990 portreti me tė gjitha pamjet, ngjyrat e formatet e Enver Hoxhės sundon filatelinė shqiptare. Portreti i dytė mė i adhuruar ėshtė Stalini. I treti Gjergj Kastriot Skenderbeu. Ahmet Zogu e anashkaloi portretin e heroit, ndoshta sepse e kishte kujtim tė njė mbreti rival. Enver Hoxha e trajtoi si ndihmės tė pushtetit tė tij. Gjithsesi tė dy portret-sunduesit mė tė mėdhenj tė filatelisė shqiptare e pėlqenin lajkėn se gjithsecili prej tyre ishte njė Gjergj Kastriot. Sidoqoftė periudha e realkomunizmit pėrmirėson teknologjinė e prodhimit tė pullave shqiptare dhe e zgjeron shumė tematikėn.

    Nė vitin 1950 filluan tė duken pėr herė tė parė portretet e rilindasve si Naim e Abdyl Frashėri, Ēajupi, Kristoforidhi, shumohen ato tė heronjve tė luftės si Qemal Stafa, Vasil Shanto apo Vojo Kushi. Vijojnė mė pas Luigj Gurajuqi, Mihal Grameno, Ēerciz Topulli, Aleksandėr Mosiu, Ali Kelmendi, Migjeni, Juri Gagarini, Petro Nini Luarasi. Kryeministri i parė shqiptar, Ismail Qemali, pėr herė tė parė u shfaq mė 28 nentor 1962, plot njė gjysėm shekulli nga koha kur kreu veprėn e tij tė gjithėlėvduar. Mė vonė nuk mungojnė qė nga Mao Ce Duni e deri te Karavaxho, Zheriko, Mikelanxhelo, Amperi, Galileu, List, Servantes, Hygo, Darvin, Delakrua, Bajron. Gorki, Vat, Kolombi, Van Gogu, Renuar, Moxart.... Fan Noli portret del nė njė emision pullash tė 6 janarit 1982, plot pesėdhjetė e tetė vite pas kryerjes sė veprės sė tij si kryeministėr. Ramiz Alia nuk doli kurrė nė asnjė pullė, edhe pse ishte i pari i vendit pėr pothuaj shtatė vite. Pas rėnies sė diktaturės, pėrmbysjes sė katėrt tė shtetit shqiptar, pėr fat tė mirė prodhimi i emisioneve tė pullave me mbishtypje ėshtė tejet i rrallė. Mė 4 tetor 1992 nė njė emision me dhjetė pulla shfaqet pėr herė tė parė Nėnė Tereza. Ky ishte edhe bekimi i ri e fatlum pėr shqiptarėt. Mė 25 prill 1993 duket edhe Papa. Rishfaqen njeri pas tjetrit tė mohuarit e mėdhenj Gjergj Fishta, Faik Konica etj. Ikin pėrfundimisht portretet e politikanėve tė gjallė. Ēuditėrisht pėr njė pullė me portretin e Skenderbeut shteti shqiptar pasdiktatorial pret vitin 1997. Por nuk mungon Princesha Diana. Po ashtu jemi nė mes tė vitit 2007, por janė shumė tė vonuara pullat e vitit 2006. “Gropėn” e krijuar nga pakujdesia e mbushi pulla e re me pamjen e Xhorxh Bush. Afro njėzetė muaj tė mungesės sė njė pulle tė re shqiptare i zėvendėsoi presidenti amerikan me vizitėn e tij mbresėlėnėse tė 10 qershorit. Kėshtu nuk u rivėrtetua vetėm se duhet tė shkundemi fort qė tė kujtojmė se shteti ka rregulla, por edhe se SHBA gjithsesi zėnė njė vend tė posaēėm nė idolatrinė tonė, si edhe nė virtutin qė kemi pėr tė respektuar mikun.

    Nė mbrėmjen e 10 qershorit nė dyqanin e vetėm filatelik qė ka Tirana, nė rrugėn “Mbreti Zog i Parė”, shitėsja Alina Luzi tė thotė se blerėsit kanė qėnė tė shumtė. Kishin qėnė shqiptarė dhe tė huaj. Mjaft gazetarė tė ardhur nga e gjithė bota, pse jo edhe njerės tė sigurisė. Tė gjithė blinin pullėn e Xhorxh Bushit. Ndėrkohė i quajturi Zarfi FDC (ose Zarfi i Ditės sė Parė), me tre pullat e tij nė ngjyra tė ndryshme dhe silhuetėn e Statujės sė Lirisė, nuk gjendet mė. Ka mbaruar. Tanimė pulla me portretin e presidentit amerikan, pėr shkak tė mungesės pėr afro njėzetė muaj tė njė emetimi tjetėr, ka nisur tė pėrdoret edhe pėr “afrankim”, pra pėr letrat e zakonshme dhe, i prodhuar nė sasira tepėr tė mėdha, ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha zyrat e Postave Shqiptare.

    Ja pėrse, ilustruar dhe me kėtė rast tė fundit, gjatė nėntėdhjetė e pesė viteve tė ekzistencės shteti ynė ėshtė bėrė mė i gjallė, por ende mbetet brenda traditės sė tij: ca kaotik e i padisiplinuar. Ndėrkohė brezi i ri nuk merret mė me filatelinė, sepse posta elektronike ia ka zbehur vlerat postės romantike me pullė. Kėshtu koleksionistė tė filatelisė shqiptare si Robert Ballauri, Shefik Osmani, Ferik Ferra, Kristaq Jorgji, Nikolla Xharo, Thimi Nika, Vasil Xhitomi, Sokrat Bozo, e deri te mė i riu Olsi Plasa etj., do tė mbeten mė tė ēmuar. Tė paktėn kėta njerėz tė mirė nuk do ta lėnė shtetin tonė t’i humbė pulla.


    27 Qershor 2007





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=3