PO RESTAUROHET NJE KOLEKSION ME FLAMUJ KOMBETAR


Data: Monday, 08 October @ 11:01:37 PDT
Argumenti: Albanian Collection


    Nga 13 flamuj,11 prej tyre i perkasin periudhes 1914-1928.

    z. Jaho Brahaj - Materiali eshte mare nga revista KOLEKSIONISTI-THE COLLECTOR Nr.13/2004

    Kohet e fundit me interesimin e restauratorit te Akademise se Shkencave Dr.Frederik Stamati,po risillet ne jete nje koleksion flamujsh shqiptar te perdorur ne jeten politiko-shoqerore ne gjysmen e pare te shekullit XX Koleksioni eshte nje pasuri relikesh historike te ruajtura pa vemendje si mall magazine per rreth 50 vjet. Koleksioni ne gjendjen qe ruhet perbehet prej 13 flamujsh,nga keto percaktohen saktesisht,qe 11 jane flamuj te lartesuar nga institucionet shteterore,shoqata kombetare e formacione ushtarake te shtetit kombetar shqiptar ne vitet 1914-1928. Pyetja se nga vjen ky koleksion i cmueshem me ngacmoi,qe para nje viti,kur filluan te restaurohen,por pa u njohur koha se kur u perdoren. Koleksioni i flamujve eshte dorezuar ne vitin 1946 ne arkivin e Institutit te Shkencave nga nje person ,qe as emri nuk i eshte shenuar.Ne vitin 1957 me interesin e etnografit Rrok Zojsi,ky koleksion kaloi ne fondin e sektorit te etnografise te Institutit te Historise dhe Gjuhesise,me porosi,qe te ruhet,se jane vlera te histories sone.

    Meqenese asnjeri prej tyre nuk lidhej me rezistencen e luften kundra pushtuesve te viteve 1939-1944 ato nuk i mori Muzeu i Luftes,qe u krijua ne Tirane ,dhe te ngelura ne nje qoshe te depove te fondeve te Institutit te Kultures Popullore,rastesisht u rizbuluan.

    Te dhenat per keto relike te cmueshme,qe mblodhem ,na bindin,se jane pjese e pasurise se koleksionistit te shquar shqiptar Eqrem Vlora.
    Nga shtypi i viteve te para te shekullit XX njihemi,se ai ruante ne shtepi nje flamur dhuruar nga Aladro Kastrioti ne fillim te shekullit XX por edhe shume flamuj te periudhes1912-1939,te cilet fale dhe mundesive te tij financiare i blinte.

    Nga kujtimet e nje te moshuari vlonjat kemi deshmi,qe kete koleksion flamujsh e ka parte ne shtepine –muze te Eqrem Vlores ne vitet e Luftes se dytre Boterore.Dhe po ashtu ,kemi deshmi gojore ,qe nje sasi flamujsh kombetare,te marra nga shtepia e koleksionistit vlonjat ju dhuruan drejtuesve te Konferences se Rinise Antifashiste Shqiptare ne vitin 1944.

    Kjo eshte rruga e flamujve deri ne dorezimin e tyre ne Institutin e Shkencave ne vitin 1946.

    Koleksioni perbehet nga flamuj qe jane perdorur para vitit 1912 dhe kane simbole te administrates se Perandorise Osmane.Njeri prej tyre ka elemente per tu percaktuar si flamur Sanxhaku,por eshte teper i demtuar,pas restaurimit mundet te jepet nje mendim me i sakte.Nje flamur tjeter eshte i vitit 1914 dhe i perkiste Princ Vidit,nje eshte i shoqates “Atdheu” i vitit 1919,ne qytetin e Durresit.
    Gjashte flamuj jane te perdorur nga institucionet shqiptare dhe nga formacionet ushtarake te Ushtrise KombetareShqiptare ne periudhen 1924-1928.Nje flamur eshte i bandes muzikore”Vatra”,ndersa per dy flamuj te tjere te koleksionit mendimi do te jepet pasi te perfundoje restaurimi i tyre.Pengese eshte fakti qe per periudhen 1912-1922 nuk kemi nje akt zyrtar per formen grafike ne flamurin kombetar.Vetem me 2 qershor 1922 u muar nje vendim zyrtar i tille por eshe ky pati mjaft moszbatime deri ne vitin 1927,kur u percaktua saktesisht forma e shqiponjes.

    Nje nga objektet e koleksionit ,si u permend me lart,eshte flamuri i Princ Vidit,i cili eshte nje relike e vecante dhe unikale dhe qe eshte perdorur ne oborrin e kreut te shtetit shqiptar ne vitin 1914.
    Flamuri ka shqiponje dykrenare me ndryshime thelbesore nga ajo e flamurit te Ismail Qemalit te vitit 1912.Mbi trupin e shqiponjes eshte nje pallua me ngjyre te bardhe (ngjyre argjendi)qe ishte simboli heraldic i familjesVidi.Ky flamur eshte vizatuar sipas tradites te familjeve princerore mbreterore,e ne kete hulli edhe Princ Vidi ne pallatin e tij qeveritar e ne rezidencen familjare praktikoi flamurin shqiptar me shtesen e simbolit te familjes se tije.

    Flamuri i Princ Vidit eshte i demtuar ne disa pjese,ndoshta me gjurme plumbash,si rezultat i ngjarjeve te diteve te fundit te qeverisjes,dhe kjo fakton ,qe flamuri eshte perdorur ne pallatin e tij.

    Pas ikjes se Vidit nga Shqiperia,shume mobilje te pallatit u shiten ne Korfuz,disa nga ato i bleu Eqrem Vlora dhe ketu perforcohet bindja qe ky koleksion me flamuj,me vlera te histories sone kombetare,eshte pjese e objekteve te koleksionit te mbledhur me pasion dhe mundime nga atdhetari vlonjat.


    Per saktesime te metejshme duhet ndjekur dhe rruga e hulumtimeve ne arkiva,ku ruhen fondet me doreshkrime te Eqrem Vlores,dhe ne kete drejtim mund te kete gjurme per te zbuluar edhe vendruajtjen e flamurit kombetar shqiptar te ngritur nga Kuvendi Kombetar ne Vlore me 28 Nentor 1912


    Koleksionisti Shqiptar - 08 Tetor 2007 - daktilografoi sipas origjinalit "Koleksionist" - z. SOKRAT BOZO


    SHENIM I REDAKSISE:
    SE SHPEJTI NE COLLECTIONIST.TANMARKET.COM DO TE LEXONI:
  • KOLEKSIONET DHE KOLEKSIONISTET SHQIPTARE TE PASQYRUAR NE MEDIAT SHQIPTARE DHE ATO BOTERORE
  • MONEDHAT E MBRETIT -PERANDOR
  • 100 VJET PERPARA NJE KARTOLINE NISEJ NGA PARISI....
  • MODERN ALBANIAN LABELS FROM AMERICAN BREWERIANA JOURNAL
  • KOLEKSIONI TEMATIK- FILATELIK SPANJOLL I KOSTUMEVE POPULLORE
  • KARTMONEDHAT SHQIPTARE: FTOJME BANKEN KOMBETARE SHQIPTARE SI DHE KOLEKSIONISTET E KESAJ FUSHE PER BASHKEPUNIM.
  • ZARFAT FDC SHQIPTARE(ZARFAT FILATELIK TE DITES SE PARE)DHE VULAT SPECIALE . FTOJME DREJTORINE E PERGJITHSHME TE POSTAVE SHQIPTARE SI DHE KOLEKSIONISTET E KESAJ FUSHE PER BASHKEPUNIM.

    DESHIRA E COLLECTIONIST.TANMARKET.COM ESHTE QE TI OFROJE SHIKUESVE TE SAJ SA ME SHUME MATERIALE NGA SHQIPERIA DHE BOTA POR JU SQAROJME SE REDAKSIA E COLLECTIONIST.TANMARKET.COM PERBEHET NGA z.NERITAN HYKA - BOTUES NE KANADA DHE z.SOKRAT BOZO - KRYEREDAKTOR NE USA. DHE E GJITHE KJO PUNE ESHTE VULLNETARE.

    JENI TE MIREPRITUR NE FAQEN TONE SIPAS LETRES QE JU KA DREJTUAR JUVE KOLEKSIONISTI Z.SOKRAT BOZO.





Ky Artikull vjen nga Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare
http://collectionist.tanmarket.com

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://collectionist.tanmarket.com/modules.php?name=News&file=article&sid=7