Welcome to Albanian Collectionist                                                                          TanMarket.com
 
 

  Menu

Home - Hyrje

Gallery - Galeria     
  • "Marubi" Studio
  • "Mother Teresa"
  • "Kosova Cities"
  • "Albanian Beer Labels"
  • "The Zoo Phone Cards"

    Albania - Photo Gallery

    Links - Lidhjet
  • Albanian TanPortal
  • English ACLIS

    Archives - Arkiv

    Contact - Kontakt
  •  

      Reklamė


    Kodak and Collectionist TanMarket.com

     

     
     
    Albanian Collectionist - The first Albanian Collection website - Faqja e pare e Koleksioneve Shqiptare: Albania

    Kėrko tek Ky Argument:   
    [ Shko tek Treguesi | Zgjidh njė Argument tė Ri ]
     
     


     
      Albania Albanian Collection:

    28 Nėntori 1912 - Pavarėsia e Shqipėrisė



      Albanian English

      Qysh nė fund tė tetorit tė vitit 1912 nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė.

      Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj.

      Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Trepalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha.

      Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė. Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha.
     
     
      Dėrguar nga collectionist ditėn Sunday, 29 November @ 09:09:18 PST (24689 herė lexuar)
    (Lexoje Tė Gjithė... | 39702 bytes mė tepėr | 33 komente | Albanian Collection | Vota: 0)
     

      Kėrko



     

      Sondazh

    Cfar duhet tė bėjmė mė tej.. ?

    duhet pasuruar me materiale
    me foto dhe koleksione
    ėshtė njė nisje e mirė
    duhet edhe nė english
    Shqipėria dhe kryeveprat botėrore
    se di !



    Rezultate
    Sondazhe

    Vota: 144
    Komente: 40
     

      Hyrje e koduar

    Nickname

    Password

    Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.
     


     
     
    All logos and trademarks in this site are property of their respective owner. The comments are property of their posters, all the rest © 2007 by Albanian Collectionist & TanMarket.com